Mbrojtja nga emigrantët, SHBA-të dërgojnë 5200 ushtarë në kufirin me Meksikën - Bota Sot
Mbrojtja nga emigrantët, SHBA-të dërgojnë 5200 ushtarë në kufirin me Meksikën

Amerika

Mbrojtja nga emigrantët, SHBA-të dërgojnë 5200 ushtarë në kufirin me Meksikën

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 06:20
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se do të dërgojnë mbi 5,200 trupa për të ndihmuar në sigurimin e kufirit me Meksikën, një shifër shumë më e madhe se sa pritej, pasi presidenti Donald Trump ngurtësoi qëndrimin e tij mbi imigracionin përpara zgjedhjeve afatmesme të 6 nëntorit.

Vendosja e trupave do të krijojë një forcë aktive të krahasueshme me madhësinë e kontigjentit ushtarak të SHBA-ve në Irak, pasi administrata e Trump po tërheq vëmendjen për një karvan të migrantëve që po ecën nëpër Meksikë, drejt Shteteve të Bashkuara.

Gjenerali Terrence O’Shaughnessy, kreu i Komandës Veriore të SHBA, tha se 800 trupa amerikane tashmë ishin në rrugë për në kufirin e Teksasit dhe më shumë të tjerë ishin drejtuar në kufijtë në Kaliforni dhe Arizona.

“Ky është vetëm fillimi i këtij operacioni. Ne do të vazhdojmë të shtojmë numrin e ushtarëve të angazhuar dhe t’ju informojmë për situatën”tha O’Shaughnessy.

Ai tha se disa ushtarë do të ishin të armatosur, edhe pse ishte e paqartë se kujt, përveç policisë ushtarake të SHBA-së, mund t’i nevojiten armët.

Zyrtarët e SHBA-së kanë theksuar se trupat nuk do të përfshihen drejtpërdrejtë në mbrojtjen e kufirit, por do të kryejnë rolet mbështetëse si ndërtimin e çadrave dhe barrikadave, dhe fluturimin e personelit doganor të SHBA-ve në vendet përgjatë kufirit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...