Të paktën dy persona raportohet se kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrezimit të një helikopteri në një park në Florida.
Mediat lokale raportojnë se viktimat ishin në bordin e helikopterit, ndërsa personi i plagosur ishte në vendin ku ra helikopteri.
Pas rënies helikopteri ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa përreth.
Forcat e sigurisë mbyllën parkun deri në shuarjen e zjarrit.