Mattis mbron vendimin e Trump për dërgimin e ushtrisë në kufirin me Meksikën - Bota Sot
Mattis mbron vendimin e Trump për dërgimin e ushtrisë në kufirin me Meksikën

Amerika

Mattis mbron vendimin e Trump për dërgimin e ushtrisë në kufirin me Meksikën

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 06:14
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis, kundërshtoi kritikat se vendosja e mijëra trupave në kufirin me Meksikën, ishte një marifet politik, mes akuzave që Presidenti Donald Trump po politizonte ushtrinë përpara zgjedhjeve afatmesme të javës së ardhshme.

“Mbështetja që i japim Sekretarit për Sigurinë e Vendit është mbështetje praktike, bazuar në kërkesën e komisionerit të doganave dhe policisë kufitare, kështu që ne nuk bëjmë politikë në këtë departament”, tha Mattis pas një takimi me homologun e tij koreano-jugor në Pentagon.

Trump ka ngurtësuar qëndrimin e tij mbi imigracionin përpara zgjedhjeve të Kongresit, më 6 Nëntor. Ai ka kthyer vëmendjen tek një karvan i emigrantëve që po udhëton nëpër Meksikë, drejt Shteteve të Bashkuara, ndërsa kërkon të nxisë mbështetjen për partinë e tij republikane, e cila po përballet me disa beteja të ashpra.

Ligjvënësit republikanë dhe mbështetësit e tjerë të Trump kanë përgëzuar vendosjen e ushtarëve në kufi, por kritikët thonë se Trump po politizon ushtrinë, duke i vendosur ata si një marifet për të çuar votuesit republikanë në zgjedhje, pa ndonjë kërcënim të vërtetë për sigurinë kombëtare.

Një zyrtar amerikan i tha Reuters se nga e mërkura Pentagoni kishte identifikuar rreth 7,000 trupa, të cilat përfshinin rreth 2,000 në gatishmëri, që mund të vendoseshin në kufirin me Meksikën nëse ishte e nevojshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...