Presidenti amerikan flet kundër gazetarëve në fushatë

Amerika

Presidenti amerikan flet kundër gazetarëve në fushatë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 08:50
Presidenti amerikan, Donald Trump

Një e treta e Shteteve të Bashkuara e shikon median si armik, deklaroi Donald Trump, duke e vazhduar kështu sulmin e tij ndaj shtypit vendas.

Presidenti amerikan pretendon se e ka dënuar me forcë gjuhën e urrejtjes dhe fanatizmit, por ky qëndrim i tij nuk është raportuar. Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk dha ndërkohë ndonjë shembull konkret të pretendimeve të lëshuara gjatë një tubimi në Florida përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit.

“Të gjithë e kemi dënuar urrejtjen, racizmin, paragykimin në të gjitha format e tyre të shëmtuara. Por, media nuk dëshiron që të dëgjojë historinë tuaj, sepse nuk është historia ime, është juaja. Dhe kjo është arsyeja përse 33% e njerëzve të këtij vendi besojnë se lajmet e rreme janë në fakt, më vjen keq që po detyrohem ta them, armiku i popullit”, u shpreh Trump.

Kritikët e kanë akuzuar Trumpin se ka ushqyer dhunën përmes retorikave ekstreme e përçarëse kundër rivalëve të vet, shtypit, emigrantëve dhe myslimanëve.

Më herët gjatë javës, Presidenti ofroi ngushëllimet e tij në një sinagogë të Pensilvanisë, ku 11 besimtarë hebrenj u qëlluan për vdekje, ndërkohë që qindra protestues të mbledhur në rrugë lëshonin sllogane kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat