Departamenti i Shtetit: Trupi i gazetarit Khashoggi t’i kthehet familjes

Amerika

Departamenti i Shtetit: Trupi i gazetarit Khashoggi t’i kthehet familjes

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 23:22
Jamal Khashoggi

Trupi i gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, duhet të kthehen në familjen e tij për t'u varrosur, sa më shpejt që të jetë e mundur, tha sot zyrtari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Robert Paladino.

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gul tha të hënën se vendi i tij dëshiron që autoritetet saudite ta zbulojnë trupin e gazetarit të vrarë.

“Turqia ka njoftuar se pret që Arabia Saudite të bashkëpunojë në hetimin e vrasjes së gazetarit”, u tha Gul gazetarëve.

Khashoggi u vra muajin e kaluar në konsullatën Saudite në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat