Kriza në Venezuelë: Jetë rrugëve dhe fëmijë të braktisur

Amerika

Kriza në Venezuelë: Jetë rrugëve dhe fëmijë të braktisur

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 08:45
Venezuelë

Sipas OKB-së Venezula është duke u përballur me një prej krizave më të mëdha humanitare në botë

Varfëria e skajshme ka arritur shifrën 40%, uria te fëmijët është në rritje dhe miliona njerëz kanë braktisur vendin në dy vitet e fundit, raporton BBC, përcjell KosovaPress. Kjo ka bërë që shumë nëna të japin foshnjet e tyre, derisa shumë fëmijë jetojnë rrugëve.

Shumë zëra brenda dhe jashtë Venezuelës fajësojnë politikat socialiste të presidentit Nicolas Maduro. Mirëpo, përkrahësit e tij akuzojnë opozitën, si dhe forcat pushtuese jashtë vendit- duke përfshirë këtu SHBA-në që gjithashtu ka vënë sanksione.

Nënat dhe fëmijët janë ndër ata që u goditën më së shumti nga kjo krizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat