Trump akuzon mediet ”Fake News” si nxitëse të dhunës

Amerika

Trump akuzon mediet ”Fake News” si nxitëse të dhunës

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:28
Ilustrim

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot mediet ”Fake News” si nxitëse të dhunës në SHBA-së.

Kjo deklaratë vie më pak se një javë pas masakrës më të rëndë antisemitiste e regjistruar në vend, që ndodhi në Pittsburgh.

”Ju nxisni dhunë me pyetjet tuaja”, iu përgjigj Trump një gazetareje, e cila e pyeti nëse retorika e tij kishte patur ndikim në klimën aktuale në SHBA, shkruan ATSH.

”Shumë gazetarë nxisin dhunën duke mos pasqyruar të vërtetën. Mediet ”Fake News” nxisin dhunën”, shtoi ai nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë, përpara se të nisej për një takim elektoral në Virxhinian Perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat