Vdes nga infeksioni foshnja 4 muajshe, nuk i kishin ndërruar kurrë pelenat

Amerika

Vdes nga infeksioni foshnja 4 muajshe, nuk i kishin ndërruar kurrë pelenat

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 08:19
Zachary Kohen, 29 vjeç dhe Cheyanne Harris, 21 vjeç.

Një infeksion i rëndë i lëkurës ka vrarë Sterling Kohen. Foshnja 4 muajshe u gjet pa jetë në shtëpinë ku jetonte me prindërit e tij dhe motrën e madhe në Iowa, SHBA.

Sipas prokurorit McAllister, për 14 ditë rresht fëmijës nuk i është ndërruar pelena. Autopsia gjeti krimba në stade të ndryshme zhvillimi në lëkurën dhe ndërresat e foshnjes.

Sterling, i kequshqyer dhe i dehidratuar, ndërroi jetë më 30 gusht të 2017-s. këto ditë po zhvillohet procesi gjyqësor kundër babait të tij, Zachary Kohen, 29 vjeç dhe nënës Cheyanne Harris, 21 vjeç.

Të dy kanë probleme me drogën. Avokati i babait të fëmijës thotë se 'bëhet fjalë për një tragjedi dhe jo për krim'.

Çifti, shpjegon avokati, ka një tjetër fëmijë, një vajzë 2 vjeçare e cila është e pastër dhe me shëndet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat