Kolona e emigrantëve të Amerikës Qendrore vazhdon rrugën e drejt SHBA-së

Amerika

Kolona e emigrantëve të Amerikës Qendrore vazhdon rrugën e drejt SHBA-së

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 19:53
Emigrantët nga Amerika Qendrore

Mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore edhe sot vazhduan udhëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes Meksikës.

Guvernatori i Veracruzit të Meksikës, Miguel Anhel Junes fillimisht u premtoi emigrantëve një duzinë autobusësh që do t'i çonin në Mexico City, por më vonë tha se nuk do të mund t’i dërgonin emigrantët në Mexico City, për shkak se po punon për të mirëmbajtur një sistem furnizimi me ujë, pasi shtatë milionë njerëz rrezikojnë të mbesin pa ujë gjatë fundjavës.

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se nuk do t’i lejojë emigrantët që të hynë në SHBA dhe për këtë ka kërkuar rritjen e numrit të ushtarëve në pjesët kufitare me Meksikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat