Trump paralajmëron demokratët të mos përdorin shumicën kundër tij

Amerika

Trump paralajmëron demokratët të mos përdorin shumicën kundër tij

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 18:13
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi sot demokratët të mos përdorin shumicën e re të tyre në Dhomën e Përfaqësuesve për të nisur hetime kundër administratës së tij.

Në llogarinë e tij të Twitter, Trump shkroi se nëse ata e bëjnë këtë, atëherë Senati, i kontrolluar nga republikanët, mund të nisë hetime kundër demokratëve, shkruan AP.

Trump tha se nëse demokratët planifikojnë të shpenzojnë para tatimpaguesit duke filluar një hetim në nivelin e Dhomës së Përfaqësuesve, atëherë republikanët ka të ngjarë të detyrohen të marrin në konsideratë nisjen e hetimeve për rrjedhjen e informacionit konfidencial dhe çështjeve të tjera në nivelin e Senatit.

Ai tha se të dyja palët mund të luajnë ndeshjen.

I pyetur për hetimet e mundshme, konsulenti i Shtëpisë së Bardhë Kelien Convey tha në një intervistë me CNN se nuk kishte pyetje që do ta bënin presidentin nervoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat