Trump shkarkon ministrin e Drejtësisë - Bota Sot
Trump shkarkon ministrin e Drejtësisë

Amerika

E martë, 20 nëntor 2018

Trump shkarkon ministrin e Drejtësisë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 23:45
Sessions theksoi se ka paraqitur dorëheqjen me kërkesë të Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi sot në një mesazh në “Twitter” largimin e ministrit të tij të Drejtësisë, Jeff Sessions, një shkarkim që mund të ketë pasoja në hetimin shumë delikat mbi çështjen ruse.

Sessions theksoi se ka paraqitur dorëheqjen me kërkesë të Trump. Ai do të zëvendësohet përkohësisht nga drejtori i kabinetit të tij, Matthew Whitaker, shkruan ATSH.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë po bën disa muaj që kritikon Jeff Sessions, se është tërhequr nga hetimi delikat mbi çështjen ruse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test