“I shpërqendruar nga sulmet e brendshme, Trump do të tërhiqet dhe nga jashtë” - Bota Sot
“I shpërqendruar nga sulmet e brendshme, Trump do të tërhiqet dhe nga jashtë”

Amerika

E premte, 16 nëntor 2018

“I shpërqendruar nga sulmet e brendshme, Trump do të tërhiqet dhe nga jashtë”

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 11:17
Donald Trump

Disa nga pyetjet që do të bëjnë udhëheqësit botërorë këtë të mërkurë është se sa do të zgjasë presidenca e Trump dhe nëse versioni i tij i Amerikës do të vazhdojë të mbetet.

Këto janë të njëjtat pyetje që i kanë bërë vetes kur ai erdhi në pushtet, dy vite më parë.

Por para se mund të interpretonin se çfarë domethënieje do të kenë zgjedhjet e mesmandatit për të, presidenti Amerikan ka një përgjigje.

“Mora shumë urime nga shumë njerëz për fitoren e madhe të natës së mbrëmshme, edhe nga miq të huaj që po prisnin e po shpresonim të vazhdojmë me marrëveshjet tregtare. Tani mund t’i kthehemi punës e t’i përfundojmë gjërat.”

Leximi i kësaj është shumë i lehtë për udhëheqësit botërorë. Zelli i Trump-it për hiperbola nuk ka rënë. Dhe kjo ndodh sepse ai e sheh fitoren në senat si vlerësim të punës së tij.

Natyra e këtyre deklaratave vetëm sa thekson faktin  që postimet e tij të ashpra kanë vendosur një trend botëror mes shumë udhëheqësve.

Ministri i Jashtëm Gjerman, Heiko Maas, postoi në Twitter duke u bërë një nga aleatët e parë të Amerikës që interpretoi atë që do të thoshin me të vërtetë zgjedhjet. Ai shkroi që tani është gabim të presësh që Donald Trump të korrigjojë kursin e ndjekur në politikë.

Megjithatë, Ministri i Jashtëm nuk tha se Gjermania do të ndryshonte kurs; “SHBA mbetet partneri më i rëndësishëm jashtë Europës. Për të ruajtur këtë partneritet, duhet të përshtatim marrëdhënien tonë me SHBA-të”.

Përgjigjja për pyetjen e dytë duket se po, ky version i Amerikës ka për të qëndruar gjatë. Trump dhe dëshira e shumë vetave për retorikë përçarëse është normalja e re. Kjo çon te pyetja e parë, sa do zgjasë ai në pushtet? Edhe dy, apo edhe gjashtë vite?

Pavarësisht kësaj, zgjedhjet e mesmandatit dhanë të dhëna të rëndësishme për atë që pritet nga Trump pas zgjedhjeve.

Me një përpjekje tipike të tijën për të bërë lajm me një postim të vetëm në Tuiter, gjë me të cilën jemi mësuar tashmë, Trump u krekos mbi një aset politik të cilës do t’ia shohë dëmet sapo të kenë dhënë betimin kandidatët e rinj. Dhe kjo është diçka që udhëheqësit botërorë e kanë të qartë.

Denijratët morën kontrollin e kongresit, duke u marrë shumicën republikanëve dhe duke i dhënë mundësi vetes për të ndaluar masat e mara nga Trump.

Kryetarja e re e Kongresit, Nensi Pelozi, e shpalosi menjëherë programin e saj dhe tha që nesër do të jetë një ditë e re në Amerikë. “Do të rikthehet rendi kushtetues dhe administrata e presidentit Trump do të mbahet e ekuilibruar”, tha ajo.

Me këtë do të thotë që Trump do të përballet me telashe që do t’i bëjnë sfidat që ka hasur deri tani të duken si të parëndësishme, edhe pse ka krijuar rrëmujë nëpër botë, duke kënaqur autokratë e duke investuar në marrëdhënie që ia përmirësojnë rezultatet në sondazhe vetëm përkohësisht.

Pelozi u duk se në krye të përparësive do të vinte reformat në shëndetësi dhe problemet e tjera në vend. Ajo tha se do të frenonin republikanët dhe Miç Okonellin për Medicare Medicaid dhe “ligjin e shëndetësisë së përballueshme”. Kongresi i ri, i kontrolluar nga demokratët, mund ta fusë Trumpin në një valë hutimesh që do të shqetësojnë aleatët e tij dhe do të fuqizojnë armiqtë.

Demokratët në shumicë do të ketë fuqinë për ta thirrur presidentin të paraqitet në hetime të nisura nga kongresi, si për shembull për taksat e Trump. Kongresi do të ketë fuqinë të shqyrtojë mënyrën se si ka menaxhuar paratë, marrëdhëniet me Kremlinin e gjëra të tjera.

Kina, një partner tregtar dhe armik në ekonomi, u përpoq të jetë e paanshme në reagimin që dha për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit. Zyrtarët kinezë thanë se do të ruajnë një zhvillim të qëndrueshëm e të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Tregtia me Kinën është nga çështjet e rralla që ka mirëkuptim nga të dy palët në SHBA, ndaj ka pak gjasa që të ndryshojnë gjërat në këtë fushë.

Ndërhyrjet nga Rusia është një tjetër çështje që ka konsensus nga të dy palët, dhe presidenti mohon të ketë bashkëpunuar me Putinin.

Për këtë armik të veçantë të Amerikës, zgjedhjet e mesmandatit duket se kanë kaluar në plan negativ, pasi bëjnë që Trump të vazhdojë të sulmohet për dy vitet e ardhshme. Kjo s’është habi, ndoshta, nga shteti autokrat i Putinit.

Një ligjvënës rus shkroi në Facebook se Amerika është më e paqëndrueshme tani, për shkak të sulmeve që do të marrë Trump nëpërmjet kongresit.

Zëdhënësi i Putinit, Diimiti Peskov, po ashtu bëri të duket se marrëdhënia e Putinit me Trump nuk ka pasur ndonjë përfitime.

Por kjo është vetëm një pjesë e asaj që do të thotë kjo situatë për armiqtë e Trumpit.

Para zgjedhjeve, Departamenti i Shtetit deklaroi se Majk Pompeo do të takohej me homologun e tij Koreano Verior në Nju Jork këtë të enjte. Por pas rezultateve, thanë që takimi do të vonohej. Dhe nuk u dha asnjë shpjegim.

Të hënën, burime nga Koreja e Veriut thanë për CNN se shteti i izoluar mund të rinisë veprimtaritë bërthamore, ndërsa zyrtarët amerikanë besojnë se as kanë ndaluar ndonjëherë.

Është ende herët të thuhet nëse ky takim është viktima e parë e rezultatit të mesmandateve. Pompeo dhe paraardhësi i tij, Reks Tillerson, janë përballur me ndryshime të papritura në Shtëpinë e Bardhë, pasi janë përpjekur të përshtaten me nevojat e Trumpit.

Ndërsa ndryshimet me Iranin mund të jenë të shumta, por pozitive.

Përveç partnerëve në Gjirin Persik dhe në Izrael, Trump është shumë larg nga qëndrimet e mbajtura nga aleatët tradicionalë, të cilët ishin kundër heqjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe kthimin e sanksioneve.

Ai mund të ketë më pak kohë për të mbështetur sanksionet, ndërkohë që Irani do të ketë mundësinë ta kthejë opinionin publik në favorin e tij.

Kjo do të vazhdojë për dy vite të tjera? Apo për gjashtë?

Sytë tani janë kthyer nga Nensi Pelozi.

Po të gabojnë kapjet me presidentin, vendi do të ngecë edhe më gjatë në “moçalin” politik, ku balta do të ngjitet më shumë në trupin e demokratëve se të republikanëve, dhe armiqtë e Trumpit do ta shfrytëzojnë me kënaqësi këtë situatë për gjashtë vite të tjera. Ndërsa aleatët do të humbin shpresat për të rikthyer marrëdhënien e dikurshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test