Dana Rohrabacher - “Kongresmeni i preferuar i Putinit” - humbet kundrejt demokratit Harley Rouda!

Amerika

Dana Rohrabacher - “Kongresmeni i preferuar i Putinit” - humbet kundrejt demokratit Harley Rouda!

Nga: Beqir Sina New York Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:51
Dana Rohrabacher

SAN FANCISCO CA: (Bota sot 9 Nëntor 2018) - Rezultatet e Zgjedhjeve të Qarkut të Kalifornisë në Kaliforni, treguan se demokrati Harley Rouda fitoi ndaj kongresisitit republikan me provojë Dana Rohrabacher- një mik i fuqishëm e shqiptarëve në Capitol Hill për më shumë se 3 dekada.

Harley Rouda kryesoi me 1.5 pikë përqindje, ose 2,682 vota, kundrejt rivalit të tij Dana Rohrabacher në 100 për qind të qendrave të numëruara të mërkurën në mëngjes, disa orë mbasi u mbyllën votimet e së martës, ne SHBA.

Kandidati i Partisë “Votat PCT” Harley Rouda, ish republikan para dy vjeteve,  i regjistruar ne keto zgjedhje me siglën e demokratëve në Kaliforni, mori gjithësej  91.750 pra  50.7%, ndërsa Dana Rohrabacher, një republikan me provojë të madhe në Capitol Hill - mori gjithësej 89068 ose 49.3 nga 180,818 vota, te numeruar në Distriktin 48 në Kaliforni qe raportimi 100% nga 395 nga 395 zona.

Megjithatë, ai është dhe do të mbetet Miku i hershëm i të gjithë shqiptarëve dhe i Kosovës, në vecanti - Miku i madh i dy lobistëve të shquar të cështjes shqiptare ish- kongresistit Xhozef DioGuardi - President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe Shirli Klojes - DioGuardi udhëheqësit e lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në SHBA.

Anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan nga janari i vitit 1994, prej shumë vitesh ai ka qenë përfaqësusi më i lartë (ranking member) i partisë Repubikane në këtë Komitet, dhe njehereshit zë i fuqishëm për Kosovën dhe lirinë e të drejtat e njeriut në Mal të Zi, Maqedoni, Camëri dhe Luginën e Preshevës.

Ish- Kongresisti Republikan Dana Rohrabacher që nga viti 1989,  së bashku me miqt tanë në kongres, ata Republikan dhe Demokrat, ka qenë mik dhe përkrahës i Presidentit Ibrahim Rugova dhe i lirisë e pavarësisë së Kosovës që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta, me lobin shqiptar. 

Ai ishte i përcaktuar nga guximi,  kurajo, optimizmi dhe përkushtimi i palëkundur për parimet e tij Republikane, ndaj vlerave të demokracisë kundrejt ideologjisë komuniste të trashëguar në Shqipëri, pas viteve 90’ dhe Kosovës dhe Trojet shqiptare, qysh me shpërbërjen e Jugosllavisë.

Në Kongres, Dana Roharbacher, ka folur po ashtu për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut kudo në botë, të bazuar në principet e tij mbi shkeljen e të këtyre lirive dhe të drejtave, sidomos në Shqipërinë komuniste dhe liritë e të drejtat e njeriut në Kosovë dhe viset shqiptare nën sundimin sllavo - komunist. Për këtë, ai së bashku me ish mikun e madh të shqiptarëve te ndjerin Tom Lantosh, ai njihet dhe do të kujtohet gjatë si bashkë-themelues i Komitetiti të Kongresit për të Drejtat e Njeriut - Grupit të Përfaqësuesve në vitin 1983. 

Pas tri dekadash në Capitol Hill si ligjëvënës Republikan , anëtari i njohur i Kongresit amerikan, Dana Rohrabacher, njëri nga mbështetësit e fuqishëm të të drejtave të njeriut, largohet nga Kongresi me humbejn e së martës, por le pas vetes mbeshtetjen dhe perkrahjen qe u dha shqiptarve ne Amerike per te drejtat e tyre . 

Ai, ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në përhapjen e lirisë në botë, mbasi është i njohur gjithashtu edhe si një nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës shumë kohë përpara se kjo çështje të merrte rëndësinë që ka sot në skenën ndërkombëtare, shtetin e lirë dhe të pavarur të njohur nga 116 shtete. 

I ndihmuar nga miku i tij i madh Joseph J. DioGuardi, Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane , dhe bashkëshortes së tij Shirli Klojes DioGuardi - Lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, ai u bë një nga përkrahsit dhe mbështetëstit më të fuqishëm në Kongresin Amerikan i çështjes së Kosovës, dhe i të drejtave të shqiptarëve nën sundimin e barbarë të Millosheviqit.
 
Ai u dallua në aktivitetin e tij edhe si mbrojtës i çështjes shqiptare në tërësi, kampioni i lirisë e i demokracisë në Shqipëri. Si bashkëanëtar i grupit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut, dhe Anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan nga janari i vitit 1994, Dana Rohabacher, ka mbështetur ndihmën për ish vendet komuniste të Europës Lindore dhe të ish Bashkimit Sovjetik. Ai ka qenë një kritik i hapur i shkeljeve të të drejtave të njeriut në botë, edhe kur zëri i tij ishte zë i pakicës së vogël nen Administraten Obama.
 
Grupe të shqiptarëve të udhëhequr nga DioGuardi, në çdo fushatë e kan mbështetur Dana Rohrabacher ;" Këtë e kan bërë për të përkrahur fushatat e tij, ngase ai i cili njihej edhe si një mik i dëshmuar i shqiptarëve dhe veçanërisht, për lidhjet e tij me ish kolegun në kongres, zotin Joseph J. DioGuardi.

Por, edhe për një respekt, për punën e tij si ish - Anëtari Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe megjithëse ai humbi do të mbetet një mik i shquar i shqiptarëve, i njohur në Uashington si kampion i të drejtave të njeriut, avokati për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe kongresmeni që bëri aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në disa seanca dëgjimore sponsorizuar nga DioGuardi, dhe shëmbjen e komunizimit në Shqipëri”. 

Ai u dallua edhe me kolegët e tij në Kongresin e SHBA, ish kongresmenin republikan i Illinoit, i ndjeri Henry Hyde, ish kongresmenin republikan i New Yorkut, tani i ndjer, Ben Gilman, dhe kampionin e fjalës dhe mbrojtjes së lirisë në botë, të ndjerin Tom Lantosh, teksa ata në 3 dekadat e fundit nxorrën disa rezoluta, të sponsorizuara nga Liga Qyetare, kundër regjimit të Millosheviqit që po ushtronte dhunë dhe genocid të paparë ndaj shqiptarve në torjet e tyre etnike. Ata e ngritën zërin disa herë duke kërkuar së bashku me kongresmen dhe senator, të tjerë, miq të shquar dhe të dëshmuar të shqiptarëve në Uashington, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për më shumë të drejta për shqiptarët në trojet e tyre .

Ndërkohë, duhet të përmendet se Dana Roharbacher është nderuar edhe me çmimin "Paqe për Ballkanin": një shqiponjë prej alabastri të gëdhëndura në Shqipëri, nga skulptorët shkodran, ku shqiponja shqiptare qëndron krenare mbi një copë dru qershie, që shërben si bazë dhe mbanë të gëdhëndur një kushtim në formën e mbishkrimit "Albanian American Civic League - Balkan Peace Award- July 2, 2003". Ky çmim ndahej sipas traditës, që kishte krijua kjo organizat lobiste, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe iu dha atij gjatë një ceremonie impresive, mbushur plot me ndjenja të forta respekti, në kryeqytetin amerikan, Uashington DC, më 2 Korrik 2003. 

Mirëpo, ish ligjëvënësi Dana Rohrabacher, republikanë, kohët e fundit është i njohur edhe për deklarata të pafundme, me pikëpamje pro-Rusi por dhe për mbështetje të fortë për Presidentin Trump. 

Reputacioni Dana Rohrabacher , me ato qëndrime ra- aqsa dhe i kushtoi dhe humbjen të rizgjedhjes në Kaliforni,  duke e quajtur atë si "kongresmeni i preferuar i Putinit",.

Ligjvënësi republikan u mposht ngushtë nga demokratët Harley Rouda, një ekzekutiv i pasurisë së patundshme dhe ish-republikanë, në rrethin e 48-të të Kongresit, e njohur i zonë e thellë konservatore.

Rohrabacher, është Ish-kongresisti që ka qenë nga përkrahësit e hershëm të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi si zgjidhje dhe është tani një nga ata që e ka humbur ulësen në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet  që u mbajtën të martën.

“Para një jave, se të mbaheshin zgjedhjet e 6 Nëntorit ai bashkë me 7 kongresistë të tjerë i ka shkruar Sekretarit të Jashtëm të SHBA-ve Pompeo një letër, përmes së cilës i kërkohej administratës amerikane që të përkrahte zgjidhjen e propozuar serbe për këmbim territoresh”.

Reputacioni republikan i Kalifornisë, Dana Rohrabacher ra shumë në fund kundrejt sfiduesit demokrat Harley Rouda, në një debat që mbulonte një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë Rusinë dhe emigracionin.

Rohrabacher tha se Rusia "nuk është më kërcënimi ynë kryesor" ndërsa Rouda kritikoi sfidantin e tij për hedhjen poshtë të ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Imigracioni, kujdesi shëndetësor, si dhe ekonomia dhe mjedisi ishin ndër çështjet e tjera që dolën fituese nga ky ballafaqim të martën më 6 Nëntor, ku mbas 30 vjetëve Miku i madh i shqiptarëve në Dhomën e Përfaqësuesve Republikani nga Kalifornia Dana Roharbacher -, një kongresmen 15-vjeçar që përfaqësonte distriktin e 48-të të Kongresit të Kalifornisë, e lë Kongresin.

Një sondazh i Los Angeles Times / UC Berkeley i lëshuar muajin e kaluar  zbuloi e para  “humbjen” ku thuhej se vetëm 10 për qind të republikanëve të regjistruar dhe 45 për qind e votuesve të pavendosur kishin më pak gjasa të votonin për Rohrabacher për shkak të lidhjeve të tij ruse.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat