Zjarri përfshinë Kaliforninë, ka të vdekur

Amerika

Zjarri përfshinë Kaliforninë, ka të vdekur

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 22:44
Zjarri përfshinë Kaliforninë, ka të vdekur

Nga Zyra e Shërbimeve të Emergjencave në Kaliforni kanë njoftuar se disa persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar pas zjarrit shkatërrues të përhapur.

Mark Ghilarducci nga zyra e Shërbimeve Emergjente në Kaliforni gjatë një konference të transmetuar direkt në Facebook është shprehur se shkalla e shkatërrimit është e pabesueshme.

Po ashtu ai ka njoftuar se mbi 150,000 njerëz janë evakuar nga zona e përfshirë nga zjarri.

‘Luftën’ me zjarrin e kanë bërë më të vështirë erërat e forta të cilat po e përhapin zjarrin me shpejtësi.

Përveç veriut, tani edhe jugu është përfshirë nga zjarret shkatërruese që po shkakojnë edhe viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat