SHBA shtyn hyrjen në fuqi të sanksioneve ndaj kompanive ruse - Bota Sot
SHBA shtyn hyrjen në fuqi të sanksioneve ndaj kompanive ruse

Amerika

SHBA shtyn hyrjen në fuqi të sanksioneve ndaj kompanive ruse

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 06:22
Thesari i Shteteve të Bashkuara imponoi sanksione në prill ndaj Deripaskas dhe disa kompanive

Shtetet e Bashkuara të premten thanë se ishte vendosur shtyrja e zbatimit të sanksioneve mbi kompanitë ruse EN +, Rusal dhe Gaz PAO, për gati katër javë si aksioneri i tyre kryesor po punon për të lëshuar disa nga kuotat e tij.

Departamenti i Thesarit i SHBA-ve i kishte dhënë manjatit rus Oleg Deripaska afat deri më 12 dhjetor për të reduktuar zotërimet e tij në të tri kompanitë, por tha në një deklaratë se afati ishte zhvendosur për në 7 janar 2019.

“EN +, RUSAL dhe GAZ po propozojnë ndryshime thelbësore të qeverisjes koorporative që mund të rezultojnë me ndryshime të rëndësishme në kontrollin e këtyre subjekteve të sanksionuara”, tha Thesari në një deklaratë ku shpjegoi se pse afati u shty.

Thesari i Shteteve të Bashkuara imponoi sanksione në prill ndaj Deripaskas dhe disa kompanive në të cilat ai është një aksionar i madh, duke cituar “aktivitetet malinje” nga Rusia, si dhe akuza për krime të së kaluarës nga vetë Deripaska.

Sanksionet, më të vështirat që nga aneksimi i Moskës në Krime për vitin 2014, janë shtyrë disa herë, pasi SHBA konsideron planet e Deripaskës për të shitur aksione në kompani ku ai nuk ka kontroll.

Rusal dhe “prindi” i tij En + Group kanë rekrutuar drejtorët dhe menaxhimin që nuk janë të lidhur me Deripaskan në muajt e fundit, si pjesë e bisedimeve me Uashingtonin për lehtësimin e sanksioneve të SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test