Digjen disa prej shtëpive të yjeve të famshme si pasojë e zjarrit në Kaliforni - Bota Sot
Digjen disa prej shtëpive të yjeve të famshme si pasojë e zjarrit në Kaliforni

Amerika

E hënë, 19 nëntor 2018

Digjen disa prej shtëpive të yjeve të famshme si pasojë e zjarrit në Kaliforni

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 11:34
Pamje nga zjarri në Kaliforni

Shtëpia e Caitlyn Jenner në Malibu është djegur si pasojë e zjarrit që kaploi një pjesë të Kalifornisë. “TMZ” raporton se vila, ku Caitlyn xhironte edhe reality show-n, ishte përfshirë e gjitha nga flakët që dolën jashtë kontrollit. Për fat të mirë, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar pasi janë evakuuar në kohë nga shtëpia.

Gjithashtu, flakët kanë mbërritur edhe në kopshtin e shtëpisë të Kim Kardashian dhe Kanye West. Por fatmirësisht, deri më tani zjarri nuk është përkeqësuar dhe sipas Kim, po mbahet në kontroll.

“Nuk duket sikur po përkeqësohet shumë tani. Lutem që erërat të jenë në anën tonë. Zoti është i madh. Po lutem që të gjithë të jenë mirë” – tha ylli i reality show-t “Keeping Up With The Kardashians” në “Instagram”.

Ndërkohë që edhe Kylie Jenner, e cila është në turne me partnerin Travis Scott dhe vajzën Stormi, është e shqetësuar se do t’i digjet shtëpia.

“Zjarri është shumë pranë shtëpisë sime. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurtë. Po lutemi” – shkruan Kylie Jenner.

Sakaq, Lady Gaga, Will Smith, Iggy Azaela e shumë yje të tjerë kanë braktisur shtëpitë nën kërcënimin e zjarrit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test