Demokratët përpiqen të mbrojnë hetimin e prokurorit Mueller - Bota Sot
Demokratët përpiqen të mbrojnë hetimin e prokurorit Mueller

Amerika

Demokratët përpiqen të mbrojnë hetimin e prokurorit Mueller

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 20:57
Chuck Schumer

Ligjvënësit kryesorë demokratë amerikanë u zotuan të dielën se do të përpiqen të mbrojnë hetimin për lidhjet e fushatës së presidentit Donald Trump me Rusinë për shkak të ndërhyrjes së mundshme nga Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Matthew Whitaker, i cili shpesh sulmoi hetimin përpara se zoti Trump ta emëronte atë për të mbikqyrur hetimin.

Udhëheqësi i demokratëve në senat Chuck Schumer tha se do të përpiqej të bashkonte një legjislacion në një projekt-ligj për shpenzimet qeveritare muajin e ardhshëm që duhet të miratohet për ta mbajtur qeverinë në punë, për të kërkuar që hetimi i prokurorit të posaçëm Robert Mueller të lejohet të përfundojë pa pengesa.

"Nuk ka asnjë arsye që legjislacioni të mos miratohet," tha zoti Schumer për rrjetin e lajmeve CNN. Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell ka kundërshtuar një legjislacion të vetëm për të mbrojtur hetimin e zotit Mueller, duke thënë se ai nuk ka arsye të besojë se presidenti Trump do të pushojë nga puna prokurorin Mueller, edhe pse udhëheqësi amerikan shpesh e ka sulmuar hetimin si një "gjueti shtrigash", një këndvështrim që i bërë jehonë edhe zoti Whitaker.

Schumer shtoi: "Unë besoj se ka një numër të mjaftueshëm republikanësh që do të na mbështesin" duke e shtuar masën mbrojtëse të hetimit Mueller në projekt-ligjin e buxhetit. Schumer tha se legjislacioni i Mueller ishte i nevojshëm sepse "ka arsye për të besuar se do të ketë ndërhyrje" nga zoti Whitaker, të cilin ai e quajti një "partiak ekstrem".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test