Pence: Agresioni nuk ka vend në rajonin e Indo-Paqësorit

Amerika

Pence: Agresioni nuk ka vend në rajonin e Indo-Paqësorit

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:05
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence u ka thënë liderëve të kombeve të Azisë Juglindore të enjten se në rajonin Indo-Paqësor nuk ka vend për “perandori dhe agresion”, koment i cili mund të jetë interpretuar si referencë për rritjen e ndikimit të Kinës, transmeton Reuters.

Pence nuk ka përmendur Kinën në deklaratat e tij teksa ka nisur punimet samiti i Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglinfore (ASEAN) në Singapor, mirëpo ka theksuar që sikurse shtetet e mëdha, ashtu edhe ato të vogla duhet të zhvillohen në këtë rajon.

Liderët që po marrin pjesë në këtë samit, kanë paralajmëruar që rregulli botëror pas Luftës së Dytë Botërore është në rrezik dhe tensionet tregtare në mes të Uashingtonit dhe Pekinit mund të nxisin “efekt domino” të masave proteksioniste nga shtetet tjera.

Nënpresidenti amerikan po ashtu ka thënë se “fushata e presionit” të Shteteve të Bashkuara në Korenë Veriore është “përkushtim për të ruajtur lirinë e detit dhe qiellit” dhe vendosshmëri për t’u siguruar se kombet e Azisë Juglindore janë të sigurta në tokë, det dhe botën digjitale.

Komentet e Pencit kanë ardhur pas një fjalimi që ai ka mbajtur në muajin tetor, në të cilin ka përcjellur një qasje të ashpër të Uashingonit drejt Pekinit, duke e akuzuar Kinën për përpjekje me synim të “dëmtimit” të presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe për aksione ushtarake në Detin e Kinës Jugore.

Pekini dhe Uashingtoni aktualisht janë pjesë e një konflikti tregtar, pasi kanë rritur tarifat ndaj importeve të njëra-tjetrës.

Në samitin e zhvilluar në Singapor janë duke marrë pjesë përfaqësuesit nga Kina, SHBA-ja, Rusia, India, Japonia, Koreja Jugore, Australia dhe Zelanda e Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat