Zjarri në Kaliforni, numri i viktimave dhe i të zhdukurve në rritje

Amerika

Zjarri në Kaliforni, numri i viktimave dhe i të zhdukurve në rritje

Nga: Beqir Sina Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 15:55
Kaliforni

Skuadrat e shpëtim, dhe Ekuipazhi i rikuperimit forensik, vazhdojnë të kërkoin viktimat e tjera, që mendohet se janë nën rrënojat e shkatërruara të qytetit verior Paradaise të Kalifornisë edhe sot të shtunën heret, pasi numri i njerëzve të listuar si të zhdukur në zjarrin më vdekjeprurës të shtetit arriti në 71 të vdekur dhe rreth 1,000 persona të humbur. 

Mbetjet e të paktën 71 personave janë gjetur nëpër rrënojat për rreth qytetit të vogël Paradaise pjesë të ultësirës së Sierra, 175 milje (280 km) në veri të San Franciskos. Qytezës të gati 27,000 banorëve para se ajo të digjej në masë të madhe nga flaka në natën e 8 nëntorit.

Katastrofa tashmë është në mesin e zjarreve më vdekjeprurëse të SHBA, që nga fillimi i shekullit të kaluar, thanë ekspertët, duke nxjerr nga arkivat e tyre dhe konologjinë e katastrofava më të mëdha në SHBA, kur : “ Tetëdhjetë e shtatë njerëz u zhdukën në stuhinë e ‘Big Burn” që përfshiu kantonin North Rockies në gusht të 1910, dhe ndërkohë ndodhi fatkeqësia “Cloquet Fire Minnesota” në tetor të vitit 1918 e cila mori jetën e 450 njerëzve”.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili në një mesazh të tij ka fajësuar për zjarret e fundit të në Kaliforni - punonjësit në keqmenaxhimin situatave të tilla për rreth pyjeve, tha se sot do të vizitojë zonat e zjarrit, për t'u takuar me banorët e zhvendosur. Guvernatori Jerry Brown dhe guvernatori sapo i zgjedhur para 10 ditëve, Gavin Newsom, thanë se kan planifikuar të bashkoheshin Presidentit Trump në turneun e tij në zonat e shkatërruara nga zjarri këto ditë.

Autoritetet vendore deklaruan se ata i atribuojnë numrin e madh të vdekjeve nga flakët - të quajtur "Camp Fire" - pjesërisht ndaj shpejtësisë me të cilën flakët kaluan nëpër qytet pa ndonjë “paralajmërim” edhe të vogël, të nxitur nga erërat e e forta dhe “ushqyer” zjarret nga mospastrimi i pemëve të thata dhe dëndësisë së gjetheve të thatësuara me shumicë nëpër pyjet për rreth zonave të banuara.

“Vënja nën kontroll të plotë e zjarrve ka zgjatur fatkeqësisht më shumë se një javë nga dita e parë kur shpërthyen zjarret. Zjarrfikësit dhe skuadrat e shpëtimit  kanë arritur të prishin linjat e zjarrit në rreth 45 përqind të perimetrit të flakës. Ndërkohë, që zjarri arriti të mbulonte një sipërfaqe prej 142,000 akra (57,000 hektarë),” thanë zyrtarët e zjarrit.

Përveç hubjve në në jetën e njerëzve, humbjet dhe dëmet materiale të pronës private dhe shtetrore, janë shumë të mëdha sa që nga zjarri e bëjnë atë më shkatërruese në historinë e Kalifornisë, duke paraqitur sfidën e madhe tani për të ofruar ndihma rikuperim dhe strehim afatgjatë për mijëra banorë të zhvendosur.

Me më shumë se 9,800 shtëpi janë shkatërruar të shkrumbuara, shumë banorë të këtyre zonave të prekuar nga zjarret,  kanë marrë një qëndrim të përkohshëm te miqtë dhe familjet, në zonat e pa prekuar nga flakët, ndërsa familje të tjera të tjerët kanë janë strehuar nëpër tenda, të ushtrisë amerikane, dhe një pjesë janë larguar me automjetet e tyre.

“Të paktën 1.100 familje të shpërngulura u strehuan në 14 strehimore emergjente të ngritura në kisha, shkolla dhe qendra të komunitetit në të gjithë rajonin, me gjithsej më shumë se 47.000 njerëz që mbetën pa kulm mbi kokë, duke iu bindur “urdhrave” të evakuimit,” thanë autoritetet lokale për shtypin amerikan.

Ekipet e kërkimit dhe skuadrat e shpëtimit përdorën edhe me qenët nuhatës për të kërkuar trupat e njerëzve të djegura në shtëpit e shkrumbuara.

Të premten mbrëma, Shefi i Qarkut, Butte Korea Honea, tha se mbetjet e tetë viktimave të zjarrit u gjetën gjatë ditës së djeshme duke cuar numrin e të vdekurve në 71. Kjo tejkalon rekordin e mëparshëm të vdekjeve nga një zjarr i vetëm Kaliforni -  kur 29 veta vdiqën në zjarrin e Parkut të Griffithit të vitit 1933 në Los Anxhelos.

Honea tha se regjistri i përgjithshëm i njerëzve të pagjetur ishte rritur në 1,011 nga 630 emrat e vendosur të enjten në mbrëmje dhe më shumë se trefishi i numrit që llogaritet si i zhdukur të enjten pasdite.

"Kjo është një listë dinamike," u tha gazetarëve Honea, duke thënë se është përpiluar nga "të dhënat e papërpunuara" që ka gjasa të përfshijnë disa dublikime ose gjetjen e shum emrave të tjerë.

Honea nuk pranojë asnjë spekulim rreth numërit të të vdekurve, kur u pyet nëse shumë prej atyre që u renditën të zhdukur, më shumë se një javë pas katastrofës, :” A pritej të jenë të gjallë ose të deklarohen të vdekur, pra  ose të deklaruar të humbur dhe të supozuar të vdekur !?.”

"Unë nuk mendoj se është e përshtatshme që secili prej nesh të bëjë deklerata të “pamatuara” dhe të spekulojë, për atë që sa janë të vdekur dhe se të zhdukurit mund të jenë të vdekur", tha ai. Që nga e premtja, tha ai, 329 individë që më parë raportuan se zhdukurit ishin kthyer gjallë”.

Image

Emrat u indetifikuan  nga informacionet e marra nga një linjë telefonike speciale, së bashku me raportet në rrjetet sociale , Facebook, Tweeter , e email-it dhe një rishikim të thirrjeve emergjente-911 që erdhën, qysh në natën e parë të zjarrit, tha Honea.

Disa nga listat kanë gjasa të jenë të mbijetuarve, por ende disa prej tyre nuk kanë njoftuar familjen ose autoritetet. Të tjerë nuk mund të jenë listuar menjëherë për shkak të vonesave në raportimin e tyre.

Kushtet e motit që nga ajo kohë u kthyen më shumë në favor të zjarrfikësve, ndonëse erërat e forta,  dhe lagështia e ulët pritej të ktheheshin të shtunën vonë, dhe nesër të dielën herët, përpara rënjes të shiut parashikuar për javën tjetër.

Zyrtarët amerikan thanë se : “Shpërthimi i zjarrit përkoi me një sërë shpërthimesh më të vogla në Kalifornin e Jugut, sidomos në zonën “ëoolsey Fire”, e cila ka tre viktima dhe ka të shkatërruara të paktën 500 struktura pranë bregut “Malibu” në perëndim të Los Anxhelosit. Ajo ishte pjesa më e prekur nga zjarri ku 78 për qind zonës u përfshi nga flaka.

Image

Shkencëtarët kanë thënë se “frekuenca dhe intensiteti në rritje i zjarreve në Kaliforni dhe gjetkë në të gjithë zonën janë kryesisht të lidhura me thatësirën e tejzgjatur, dhe temperaturat e larta në këto zona, që është pasojë e ndryshimeve klimatike”.

Shkaqet e sakta të kampit dhe “Woolsey Fire”, tha autoritet vendore se ishin nën hetim, por hetimet e deri tanishme nuk perjashtojnë edhe ndonjë rast të linjave elektrike, të cilat kanë raportuar probleme të pajisjeve në afërsi me të dy flakët, rreth kohës që shpërthyen, thonë mediat amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat