Trump: Do të diskutojë me CIA-n për vrasjen e Khashoggit

Amerika

Trump: Do të diskutojë me CIA-n për vrasjen e Khashoggit

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 19:36
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ende nuk ishte i informuar lidhur me konkluzionet e CIA-s për vrasjen e Khashoggit, por se ai do të fliste me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe CIA-n rreth kësaj çështje të shtunën.

CIA beson se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman (i njohur edhe si MBS), urdhëroi vrasjen e gazetarit.

Por Trump, duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë përsëriti gjithashtu se Princi i Kurorës i ka thënë se nuk kishte ndonjë rol në vrasjen e Khashoggit, raporton Al Jazeera.

“Ne nuk jemi informuar akoma,” tha Trump. “Do të flasim me CIA-n më vonë dhe me  shumë të tjerë. Do të flas edhe me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo”.

Trump dhe zyrtarët e lartë të administratës i kanë thënë Arabisë Saudite se duhet të japin llogari për çdo përshirje të tyre në vdekjen e Khashoggit dhe kanë vendosur sanksione mbi 17 sauditë për fajësinë e tyre në vrasje.

Por ata gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e lidhjeve të Uashingtonit me Rijadin, edhe pse ligjvënësit amerikanë kanë bërë thirrje administratës për të ndëshkuar Arabinë Saudite për vrasjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat