Nuk ka humorist në mbrëmjen e korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Nuk ka humorist në mbrëmjen e korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 20:56
Shtëpinë e Bardhë

Darka tradicionale e Shoqatës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë, që organizohet çdo vit në Uashington, për vitin 2019 nuk do të presë një humorist, por një historian.

Që prej ardhjes së tij në pushtet, në janar 2017, presidenti amerikan Donald Trump, që ka rritur sulmet shumë të ashpra kundër medies, nuk pranoi të merrte pjesë në këtë takim, duke shënuar një thyerje me paraardhësit e tij, si demokratë edhe republikanë, shkruan ATSH.

Kjo mbrëmje gala feston lirinë e medias dhe i jep rastin presidentit të mbajë një fjalim, kryesisht me nuanca vetë-tallje, për vitin që ka kaluar… si dhe të vihet në lojë nga një humorist.

Vitin e kaluar, paraqitja e bërë nga komediania Michelle Wolf, që kishte ironizuar me zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, që ishte e pranishme në skenë, kishte shkaktuar reagime të kundërta, ku disa vlerësonin lirinë e madhe të të shprehurit, ndërsa të tjerë që i gjykonin fjalët e saj të papërshtatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat