Trump lë të kuptohet se mund të vizitojë Afganistanin - Bota Sot
Trump lë të kuptohet se mund të vizitojë Afganistanin

Amerika

Trump lë të kuptohet se mund të vizitojë Afganistanin

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 08:34
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se mund të vizitojë trupat amerikane në Afganistan për herë të parë.

Duke ua përcjellë mesazhin e Festës së Falënderimeve trupave në Afganistan, përmes një telekonference, Trump i tha një koloneli: “Do t’ju takoj kur të vini në SHBA ose ndoshta do t’ju shoh atje”.

I pyetur më pas nga gazetarët nëse do të udhëtojë në Afganistan, Trump tha: “Në kohën e duhur do të bëjmë ca gjëra shumë interesante”.

Presidentët e vonshëm amerikanë i kanë vizituar vazhdimisht trupat amerikane në zonat e luftës.

Gati dy vjet në presidencë, Trump është kritikuar që nuk e ka bërë ende një udhëtim të tillë.

Në dy vjetët e parë të mandatit të tij, ish-presidenti Barack Obama ka udhëtuar në Irak dhe dy herë në Afganistan.

Edhe ish-presidenti George W. Bush ka udhëtuar në Afganistan dy herë dhe në Irak katër herë gjatë dy mandateve në detyrë.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 14,000 trupa në Afganistan, që shërbejnë në kuadër të një misioni trajnues dhe këshillues të NATO-s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test