Dhurata milionëshe që Trump kishte menduar për Putinin

Amerika

Dhurata milionëshe që Trump kishte menduar për Putinin

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 18:57
Doland Trump dhe Vladimir Putin

Mediat amerikane raportojnë se Trump dëshironte ti dhuronte presidentit rus Putin një apartament prej 50 milionë dollarësh në qiellgërvishtësin që synonte të ndërtonte në Moskë.

“Trump Organization”, shoqëria e cila drejtohet nga presidenti amerikan Donald Trump, dëshironte t’i ofronte kreut të Kremlinit Vladimir Putin një apartament prej 50 milionë dollarësh në qiellgërvishtësin që po përpiqej të ndërtonte në Moskë.

Lajmi është publikuar nga “BazzFeed” duke cituar Felix Sater, i cili punonte në projekt me ish-avokatin personal të Tramp, Michael Cohen.

Sayer, ish partner i miliarderit, e kishte cilësuar ofertën si një strategji marketing për të marrë lejen për ndërtimin e Trump Tower në Moskë.

Nuk dihet nëse kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte në dijeni të ofertës dhe sipas avokatit të tij në çështjen Rusiagate, Rudy Giuliani, Trump nuk ka dëgjuar asgjë për këtë çështje.

Cohen i cili tashmë po bashkëpunon me prokurorin special që heton çështjen Russiagate, ka diskutuar për këtë dhuratë me zëdhënësin e Putin në fund të muajit qershor në vitin 2016, në kohën e fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Gjithnjë në kuadër të hetimeve, prokurori special Muller i cili heton për Russiagate tashmë është përqendruar dhe tek fëmijët e presidentit amerikan Donald Trump, Donald Junior e Ivanka. Lajmi është publikuar nga Yahoo News, duke theksuar se Muller synon të qartësojë rolin e dy fëmijëve të presidentit në organizimin e takimit me të dërguarit nga Moska në Kullën Trump në vitin 2016.

Donald Junior dhe Ivanka kanë punuar prej vitesh në projektin për ndërtimin e një Trump Tower në Moskë, deri në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat