Trump anulon konferencën për shtyp të G20-ës në nderim të vdekjes së George H. W. Bush

Amerika

Trump anulon konferencën për shtyp të G20-ës në nderim të vdekjes së George H. W. Bush

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 18:46
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump anuloi konferencën për shtyp që kishte planifikuar në samitin e G20-ës për të respektuar vdekjen e ish-presidentit George H. W. Bush.

“Për të respektuar familjen Bush dhe ish-presidentin George H.W. Bush do të presim deri pas varrimit për të zhvilluar konferencën për shtyp”, shkruan Trump në profilin e tij në “Twitter”.

“Presidenti Trump bashkë me bashkëshorten e tij Melania do të jenë gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet në Katedralen Kombëtare në Uashington”, sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

“Pritet që Trump të përcaktojë të mërkurën, 5 dhjetor, si ditë zie kombëtare”, theksoi Sanders.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat