Të dua edhe unë ty – Fjalët e fundit që Bushi i Vjetër ia tha Bushit të Ri

Amerika

Të dua edhe unë ty – Fjalët e fundit që Bushi i Vjetër ia tha Bushit të Ri

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 00:17
Bushi i Ri dhe Bushit i Vjetër

Në momentet e fundit të jetës, George H.W. Bush e kishte pranë shokun e tij James A. Baker.

ABC shkruan se Bush i tha atij: Bake, ku do te shkojmë tani? Miku i tij i ngushtë i është përgjigjur: Do të shkojmë në parajsë.

Në ato momente bisede, ka telefonuar George W. Bush ku ka shkëmbyer fjalët e fundit me të atin. Telefonit ia kanë lëshuar zërin që ta dëgjojnë të gjithe dhe sic shkruan ABC, Bushët kanë bërë një bisede të shkurtër.

Bush e ka falënderuar shumë të atin qe ‘ka qenë një baba i mrekullueshëm dhe në fund i ka thënë: të dua shumë’, ka rrëfyar Baker.

‘Të dua edhe unë ty’- ia ka kthyer H.W. Bush dhe gjithçka ka përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat