Majtisti Lopez Obrador u emërua president i Meksikës

Amerika

Majtisti Lopez Obrador u emërua president i Meksikës

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:27
Manuel Lopez Obrador

Veterani majtist Andres Manuel Lopez Obrador, është emëruar president i Meksikës të shtunën në kohën kur vendi po përballet me korrupsion, varfëri dhe grupe të dhunshme.

Gjashtëdhjetëepesë vjecari bëri betimin në zyrën e Kongresit, duke premtuar se do të bëjë ndryshime radikale në Meksikë për të përmbysur, sic i ka quajtur ai, dekadat e qeverive neo-liberale katastrofike.

“Qeveria nuk do të shërbejë më ndaj një pakice të shfrenuar”, tha presidenti i emëruar.

Një sfidë e madhe me të cilën do të përballet presidenti i ri është menaxhimi i marrëdhënieve mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, pas deklaratave të shumta të presidentit Donald Trump kundër migrantëve meksikanë në kufirin me SHBA-në.

Lopez Obrador ka përsëritur qëndrimin se do të bashkëpunojë me presidentin trump dhe presidentin kanadez Justin Trudeau për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat