Krishtlindja në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump prezanton “Thesaret Amerikane” - Bota Sot
Krishtlindja në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump prezanton “Thesaret Amerikane”

Amerika

Krishtlindja në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump prezanton “Thesaret Amerikane”

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 07:20
Në Shtëpinë e Bardhë duket qartë që është sezoni i festave.

Që nga festimet që organizuan për Krishtlindje Presidenti John Adams dhe zonja e parë Abigail Adams në Shtëpinë e Bardhë në 1800, dimri në rezidencën e presidentit amerikan është i mbushur me festime të sezonit. Këtë vit Zonja e Parë, Melania Trump ka zbukuruar Shtëpinë e Bardhë në frymën e patriotizmit nën temën “Thesare Amerikane”.

Në Shtëpinë e Bardhë duket qartë që është sezoni i festave.

Melania Trump ndjek një traditë të gjatë të Zonjave të Para në këtë vit kur shënon krishtlindjen e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

"Jacqueline Kennedy e filloi këtë traditë duke vënë pemën e Krishtlindjes dhe duke zgjedhur një temë të caktuar për të zgjedhur zbukurimet si për pemën, ashtu edhe për ambjentet. Që nga 1961 kjo traditë ka vazhduar. Zonjat e Para vazhdimisht kanë pasur një rol qendror në zbukurimin e Shtëpisë së Bardhë,” thotë Matthew Costello, i Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë.

Image
Në Shtëpinë e Bardhë duket qartë që është sezoni i festave.

Këto vit zonja Trump zgjodhi temën patriotike “Thesare Amerikane”.

Ndër zbukurimet ka objekte që theksojnë fushatën e saj për përmirësim vetjak dhe kundër bulizmit.

Por janë pemët në ngjyrë të ndezur që tërheqin vëmendje… në disa raste edhe thumba në komentet online:

"Jemi në shekullin e 21-të. Secili ka shijen e vet. Mendoj se pemët janë fantastike,”thotë zonja Trump.

Nuk është hera e parë që pema e Krishtlindjes bëhet tërheqja qendrore:

Presidenti Theodore Roosevelt nuk vuri pemë për Krishtlindje pasi ashtu ishte bërë traditë në fillim të viteve 1900.

Por djali i tij Archie fshehu një pemë në dollap:

"Është një ndër historitë më interesante për Shtëpinë e Bardhë. Gazetarët prisnin. Donin të dinin nëse familja Roosevelt do të merrte pemë për Krishtlindjen. Archie pak e shumë e bëri të kryer,” thotë zoti Costello.

Zonja Trump nuk është e para që zgjedh zbukurime të kuqe.

Pemët tradicionale halore, me frutat e kuq, janë vënë në Shtëpinë e Bardhë që në 1975 dhe janë çdo vit të pranishme...

…që nga administrata Reagan.

"Nancy Reagan gjithmonë e pëlqente ngjyrën e kuqe. Në portretin e parë si Zonjë e Parë ajo është me fustan të kuq. Edhe kompletin e servirjes për Shtëpinë e Bardhë e kishte në ngjyrë të kuqe. Prandaj e krijoi këtë traditë,” - thotë zoti Costello.

Festimet e Shtëpisë së Bardhë për festat janë një traditë e pasur që fillon me zbukurimin e pemës së Krishtlindjes.

Jackie Kennedy kishte zgjedhur temën e “Arrëthyesit”.

Hillary Clinton, temën e “Punishtes së Santës”.

Melania Trump ka prezantuar “Thesaret Amerikane”.

Çdo zonjë e parë ka sjellë frymën e saj në sezonin e festave./voa

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test