Varroset ish-presidenti i SHBA-së, George Bush - Bota Sot
Varroset ish-presidenti i SHBA-së, George Bush

Amerika

Varroset ish-presidenti i SHBA-së, George Bush

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 12:15
Funerali i ish-presidentit George Bush

Ish- presidenti i SHBA-së, George Bush, është varrosur afër bibliotekës së tij presidenciale në College Station, Teksas, pranë varreve të gruaj së tij Barbara Bush, e cila vdiq më herët gjatë këtij viti, dhe vajzës së tij e cila kishtë ndërruar jetë në fëmijërinë e hershme.

Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara vdiq më 30 nëntor në Teksas, në moshën 94 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit vaskular.

Presidenti Donald Trump, së bashku me të gjithë ish-presidentët e gjallë - Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter - ndoqën funeralin e shtetit në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.

Princi i Uellsit, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe mbreti i Jordanit Abdullah II ishin midis figurave të botës të cilët gjithashtu ndoqën funeralin e tij të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test