Comey dëshmon para komisioneve në Kongres - Bota Sot
Comey dëshmon para komisioneve në Kongres

Amerika

Comey dëshmon para komisioneve në Kongres

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 23:51
Comey dëshmon para komisioneve në Kongres

Ligjvënësit e dy komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve po intervistojnë ish-drejtorin e FBI'së James Comey në një seancë me dyer të mbyllura të premten.

Paraqitja e Comey përpara komisioneve u kërkua muajin e kaluar për të dëshmuar rreth hetimeve në lidhje me pretendimet se zyrtarë të fushatës së zotit Donald Trump kanë bashkëpunuar me Rusinë si dhe çështjen e email-eve të Hillary Clinton-it.

Fillimisht zoti Comey kundërshtoi, duke argumentuar se hetimi i udhëhequr nga republikanët ishte i motivuar politikisht. Por zoti Comey e zbuti qëndrimin ndaj intervistës me dyer të mbyllura pasi iu premtua se një kopje e zbardhur e seancës do të bëhej publike pas 24 orësh.

Sipas ligjvënësve republikanë qëndrimet paragjykuese kundër Presidentit Trump në mesin e zyrtarëve të lartë, sollën si rezultat përqëndrimin e FBI-së me hetimin e saj në lidhjet e njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë dhe më pak në hetimin e serverit privat të email-it të kandidates demokrate Hillary Clinton.

Sipas demokratëve, republikanët po përpiqen thjesht të ushqejnë një teori konspiracioni për të mbrojtur zotin Trump nga hetimi që po udhëheq Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test