Shefi i stafit të Presidentit Trump do largohet nga puna - Bota Sot
Shefi i stafit të Presidentit Trump do largohet nga puna

Amerika

Shefi i stafit të Presidentit Trump do largohet nga puna

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 22:39
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se shefi i stafit të tij në Shtëpinë e Bardhe, John Kelly do të largohet nga puna deri në fund të vitit.

"John Kelly do të largohet në fund të vitit. Do të njoftojmë se kush do t’ia zërë vendin, mund të jetë edhe përkohësisht. Do ta bëj njoftimin pas një ose dy ditësh, por John do të largohet në fund të vitit…E vlerësoj shumë shërbimin e tij”, tha Presidenti Trump.

Kelly e mori detyrën në qershor 2017 dhe i njihet merita e vendosjes së rregullit në një Shtëpi të Bardhë kaotike.

Por grushti i tij i hekurt bëri të pakënaqur disa aleatë të Trump dhe ai u izolua gradualisht, me një rol gjithnjë e më të dobësuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test