Senati amerikan kundër mbështetjes për sauditët në luftën në Jemen - Bota Sot
Senati amerikan kundër mbështetjes për sauditët në luftën në Jemen

Amerika

Senati amerikan kundër mbështetjes për sauditët në luftën në Jemen

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 23:49
Flamuri amerikan

Senati amerikan ka në plan të votojë të enjten një rezolutë për dhënien fund të mbështetjes amerikane për ndërhyrjen ushtarake të Arabisë Saudite në luftën civile në Jemen.

Një grup senatorësh republikanë pritet t’u bashkohen kolegëve demokratë në miratimin e rezolutës. Senatori Bob Menendez është demokrat nga shteti Nju Xhersi.

“Legjislacioni ynë nuk thotë se është fundi i marrëdhënieve tona me Arabinë Saudite. Por po themi se Arabia Saudite duhet të ndryshojë. Ky është motivi ynë, dhe nuk e di për presidentin.”

Senatori republikan Lindsey Graham përfaqëson Karolinën e Jugut.

“Marrëdhëniet aktuale me Arabinë Saudite nuk po funksionojnë për Amerikën. Kanë qenë aleatë strategjikë dhe mund të jenë në të ardhmen. Por, aktualisht është më shumë një barrë se sa një aset. E them këtë sepse ai vend, i udhëhequr nga Princi i Kurorës, i cili ka qënë shkatërrimtar si dhe incidenti me gazetarin Khashoggi, është një prej të shumtëve, por më skandalozi.”

Mëngjesin e së mërkurës, Senati me shumicë republikane votoi bindshëm që të fillojë debatin për masën, duke vepruar në kundërshtim me administratën e zotit Trump. Administraka ka argumentuar fuqishëm kundër thyerjes së bashkëpunimit mes Uashingtonit dhe aleatit të vjetër, Riadit.

Presidenti Trump ka thënë se përgjegjësia për vrasjen e bashkëpunëtorit të gazetës ‘Washington Post’ mbetet një çështje e hapur. Ai theksoi

mohimet e përsëritura të Riadit se princi i kurorës Mohammed bin Salman, kishte patur rol në incident.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis priten të flasin sot (të enjten) në një seancë me ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me rastin Khashoggi dhe luftën në Jemen të udhëhequr nga sauditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat