Fondacioni ”Trump” pranon të pezullojë aktivitetin pas akuzave nga drejtësia

Amerika

Fondacioni ”Trump” pranon të pezullojë aktivitetin pas akuzave nga drejtësia

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 18:09
Donald Trump

Fondacioni i Donald Trump, i cili u thirr në gjyq në qershor nga prokurorja e Shtetit të Nju Jorkut, pranoi shkrirjen si institucion, njoftoi sot prokurorja.

Fondacioni, ku gjykata nju jorkeze pretendon se është përdorur nga miliarderi për të financuar shpenzime personale, ka nënshkruar një marrëveshje me të cilën pajtohet të shkrihet nën mbikëqyrjen gjyqësore’’, sqaroi prokurorja Barbara Underwood në një komunikatë.

Thirrja në gjyq nuk ka përfunduar pavarësisht kësaj mase, theksoi prokurorja. Gjykata nju jorkeze i kërkon fondacionit të kthejë miliona dollarë të dyshuar se janë shpenzuar në mënyrë të padrejtë, si dhe ndalimin e së drejtës për Donald Trump dhe tre fëmijët e tij për të drejtuar organizata bamirësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat