Donald Trump nënshkroi urdhrin për formimin e Forcave Hapësinore

Amerika

Donald Trump nënshkroi urdhrin për formimin e Forcave Hapësinore

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 18:42
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot formimin e një komande të re nga Pentagoni, atë të Forcave Hapësinore.

Qëllimi i kësaj komande është të organizojë më mirë dhe të avancojë operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në hapësirë.

Mediat amerikane raportojnë se kjo komandë, SHBA-së do t’i kushtojë 800 milionë dollarë në pesë vitet e ardhshme.

Administrata e Presidentit Trump njoftoi në muajin gusht të vitit 2018 planin ambicioz për ngritjen deri në vitin 2020 të Forcave hapësire, si arma e gjashtë e ushtrisë amerikane.

Kritikët, duke përfshirë disa ligjvënës demokratë, kanë thënë se krijimi i një force të tillë është i panevojshëm dhe i shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat