Tonet e presidentit amerikan Donald Trump kanë qenë më të bura sot, në lidhje me fondin prej pesë miliardëdollarëve të kërkuar për ndërtimin e murit me Meksikën.
“Kemi mënyra të tjera për të arritur në vlerën e 5 miliardë dollarëve”, deklaroi për “Fox Neës” Sarah Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, duke u treguar e paqartë rreth mënyrave të përdorura për të arritur këtë gjë, shkruan ATSH.
“Në fund, ne nuk duam të mbyllim administratat federale, ne kërkojmë të mbyllim kufirin’’, shtoi ajo. Nëse të zgjedhurit republikanë dhe demokratë të Kongresit nuk arrijnë një marrëveshje deri të premten në mesnatë, një pjesë e administratës federale do të paralizohet në mungesë të fondeve.