Trump: Misioni ynë u përmbush me sukses, koha për tu tërhequr nga Siria

Amerika

Trump: Misioni ynë u përmbush me sukses, koha për tu tërhequr nga Siria

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:41
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se u përmbush me sukses objektivi ynë në Siri, ai i fitores ndaj grupit të Shtetit Islamik. Ky lajm konfirmon informacionet sipas së cilave ai planifikon tërheqjen e trupave amerikane të pranishme në këtë shtet.

‘’Ne mposhtëm grupin e Shtetit Islamik në Siri, arsyeja e vetmja për mua për të cilën ishim të pranishëm gjatë presidencës Trump’’, thuhej në një postim në ”Twitter” të presidentit amerikan.

SHBA-ja do të tërhiqet nga territori i Sirisë, ku janë dislokuar të paktën 2.000 ushtarë për të luftuar grupin e Shtetit Islamik (ISIS) , njoftoi sot për median një zyrtar amerikan.

‘’Kjo do të jetë një tërheqje e plotë dhe do të bëhet e mundur sa më shpejt të jetë e mundur’’, njoftoi ky burim në kushte anonimati, duke specifikuar se vendimi u mor dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat