Pentagoni fillon procesin e tërheqjes së ushtrisë nga Siria

Amerika

Pentagoni fillon procesin e tërheqjes së ushtrisë nga Siria

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 19:11
Pentagoni

Pentagoni amerikan njoftoi sot se ka filluar procesin e kthimit të trupave amerikane nga Siria, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë filluar tranzicionin në fazën e ardhshme të fushatës.

"Koalicioni ka çliruar territorin e mbajtur nga Shteti Islamik, por fushata kundër kësaj organizate nuk ka përfunduar", tha sot zëdhënësja e Pentagonit, Dana White.

Në luftimet në Siri ishin përfshirë shumë ushtri botërore, si SHBA-të dhe Turqia, që luftonin SISI-in dhe përkrahnin rebelët, Rusia dhe Irani që ishin dhe vazhdojnë të jenë aleate e regjimit sirian. Ndërsa brenda territorit mes vete luftonin trupat qeveritare, rebelët që  konsiderohen krahu properëndimor dhe i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Që nga fillimi i luftimeve, deri më tani në Siri janë vrarë më shumë se 300 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat