Federata e Paqes Universale - Shqipëri shpalli 30 "Ambasadorët për Paqen” në SHBA

Amerika

Federata e Paqes Universale - Shqipëri shpalli 30 "Ambasadorët për Paqen” në SHBA

Nga: Beqir SINA - New York Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:04
Federata e Paqes Universale - Shqipëri shpalli 30 "Ambasadorët për Paqen” në SHBA

BROOKLYN NY : Muaji nëntor solli Federatën e Paqes Universale Shqipëri - në SHBA, qytetet Filadelfia dhe Nju Jork në dy evente. Në mirëkordinim me Akademin Shqiptaro-Amerikane e Shkencave, me bazë në Nju Jork, ata së pari kan mbajtur një tubim në Shoqatën Bijt e Shqipes në Filadelfia dhe një tubim tjetër, në Brooklyn NY, veprimtari këto në të cilat morën pjesë disa me figura të dalluara, veprimtar dhe shqiptar të sukseshëm.

Mbas ceremonisë së nderimit në Filadelfia, Federata e Paqes Universale Shqipëri, në Brooklyn - Nju Jork, ata kan mbajtur një ceremoni te organizuar nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me kryetar Dr. Skëndër Kodra, e harmonizuar kjo me shoqatat e organizatat e tjera, në këtë zonë, për të nderuar me kete rast edhe disa drejtues e veprimtar të komunitetit te dalluar këta për kontributin e tyre, sidomos në ndihmën e madhe për çështjen tonë kombëtare, thuhet në njoftimin e tyre.

Nje pjese e të cilëve janë nga ata të dalluar edhe në mbajtjen e traditave dhe vlerave të shqiptarve të Amerikës, që janë të pranishme në mesin tonë, të trashëguara këto ndër vite nga diaspora e vjetër ne SHBA.

Dhjetra drejtues dhe veprimtar me këtë rast, u nderuan me çertifikatën e mirënjohjes duke u shpallur “Ambasador të Paqes” 2018.

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave, e cila në rrjetin social Facebook, ka shpërndar edhe materialin e shoqëruar me një foto-album nga mbajtja e kesaj ceremonie ne qytetin e Brooklynit, dhe disa foto nga Filadelfia,muajin nëntor, bën fjalë për këto dy aktivitet te cilat simbas tyre janë organizuar me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, në Filadelfia PA dhe Brooklyn NY.

Po simbas tyre, thuhet se ato u mbajtën në mirëkordinim me Federatën e Paqes Universale të Shqipërisë, ndërkohë që ata kan vlerësuar individ të ndryshëm, për kontributin dhe veprimtarinë e tyre në komunitet, në këto tre dekadat e fundit.

Ceremonia kulmore e këtij eventi të rëndësishëm, simbas tyre ku u shpallën 30 Ambasadorë për Paqe, përfshirë edhe ata që konstituojnë në Këshillin Shqiptar të Paqes në Filadelfia dhe zgjedhjen e Kryesisë, u mbajt në Brooklyn NYC, duke pasqyruar rëndësinë që i kushtuan organizatorët e këtyre eventeve këtyre dy ceremonive vitale me iniciativën e Federatës së Paqes Universale Shqipëri, me President Gaqo Apostoli dhe Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me themelues e kryetar Dr. Skëndër Kodra.

Në mesin e atyre që u shpallën Ambasdorë të Paqes nga Federata e Paqes Universale Shqipëri, si njoftoi këto ditë vet Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, në uebfaqen e saj janë : drejtues, artistë, profesor, doktor, gazetar dhe veprimtar të dalluar të komunitetit përfshirë : Haxhi Maqellara, Fitore Kaçi,Linda Gashi, Violeta Mirakaj, Namik Shehu, Astrit Tota, Adem Harxhi, Ali Haxhaj, Adem Haxhaj, Arben Rustja, Eni Mata, Sanie Selita, Alma Valteri, Mondi Ismailati,Arben Imeri, Mimoza Dajci, Ilirjana Sulkuqi, Avdi Gashi, Zeqir Kodra, Ajshe Shala, Shyqirie Muca, Ylber Pilku, dhe Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat