Për çështjen shqiptare në New York ballë për ballë me Eliot Engel

Amerika

Për çështjen shqiptare në New York ballë për ballë me Eliot Engel

Nga: Ilaz Kadriu Më: 7 janar 2019 Në ora: 06:25
Pamje nga takimi

Të shtunën pas dite, shumë përfaqësues të organizatave të ndryshme shqiptare, morrën pjesë në një takim të rendësishëm me kryetarin e posazgjedhur të Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, kongresistin e njohur për shqiprarët Eliot Engel.

Në organizimin e Zt. Mark Gjonaj, këshilltar në distriktin e 13 të qytetit të N.Y. në restorantin " Pasta Pasta " në praninë e më shumë se 50 aktivistëve nga mbarë Amerika, në mesin e të cilëve merrte pjesë nga Chicago edhe kryetari i LDSHM- së Xhevat Prespa, ish kryetar i i Komunitetit Shqiptaro-amerikan dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Rugovës Ilaz Kadriu, pastaj Selim Ibrahimi, Daniel Shure, Ferki Bekteshi, e shumë të tjerë, i cili e prezantoi kongresistin dhe shkurtimisht e njoftoi se mbledhja kishte të bëjë me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni dhe më situatën aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi.

Pasi që çështja e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, ishte tepër urgjente, fjalën e morri Ilaz Kadriu, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe në emër te të gjithëve, përzemërsisht Engel i uroi detyrën e re në kongres. 

Fillimisht, Kadriu bëri një hyrje të shkurtër në krijimin artificial të këtij shteti pas Luftës së II botërore nga ana e Titos dhe se ky shtet në tërë kohën e ekzistimit të Jugosllavisë, ka qënë laborator i ekzaminimeve antishqiptare dhe se vazhdon akoma të sillet dhe të veprojë me hile dhe gjithmonë kundër popullit shqiptar. 

Lidhur me momentin e ndryshimeve kushtetuese, në vazhdim, Kadriu në mënyrë të hollësishme dhe të detajuar, interpretoi dhe shpjegoi tekstualisht disa paragrafe të MP ku në mënyrë perfide diskriminohen shqiptarët dhe të drejtat e tyre e të qënurit shqiptar, duke cekur poashtu se shqiprarët në këtë marrëveshje janë jashtë loje.

Preambulla e marrëveshjes është e papranueshme për shqiptarët, pasi ajo e definon Maqedoninë si shtet njëetnik, pra si shtet i popullit maqedon, edhepse aty që kur është kurdisur toka, janë dhe do të jenë shqiptarët etnikë në trojet e tyre. Kjo gjë aspak nuk  merret para sysh, kurse ndërkombëtarët e kanë plot gojën muktienicitet, multikulturalizëm, bashkëjetesë, etj., kurse në anën tjetër janë duke krijuar me hile dhe në bashkëpunim me servilët shqiptarë, një shtet njëetnik, një shtet maqedon, ku edhe shqiprarët do të quhen maqedonë, ku edhe shqiptarët do flasin një gjuhë në përqindje , edhepse janë një e treta e tërë popullsisë ku kemi: serbë, shqiptarë, bullgarë, maqedonë, turq, romë, vllehë, etj. Dhe kështu, shqiptarët do të bëjmë vetëvrasje duke humbur identitetin e tyre shqiptar.

Kur kemi të bëjmë me gjuhën shqipe, Zt. Kadriu i sqaroi kongresistit se shqiptarët kërkojnë që gjuha shqipe me alfabetin e saj të jet zyrtare në tërë teritorin e Maqedonisë dhe se kjo gjë aspak nuk dëmton palët tjera. Lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe Zt Kadriu tha se : në komunat shqiptare në Maqedoni, proceset gjyqësore zhvillohen në gjuhën maqedone edhepse të gjitha palët duke llogaritur edhe gjykatësin edhe prokurorin , janë shqiptarë. Këtu mund të shifet në çfarë derexhe jemi.

Një paragraf tjetër me rëndësi është edhe ai mbi diasporën ku shteti do të interesohet për diasporën maqedone. Këtu shqiptarët janë të përjashtuar dhe kërkojnë riformulimin ku thuhet se: shteti do të interesohet për shtetasit e saj maqedonë, shqiptarë dhe të tjerë.

Xhevat Sherifi nga LDSHM-ja informoi se dy parti Besa dhe Aleanca kanë paraqitur amendamente lidhur me këto çështje dhe në këtë drejtim, të dy përfaqësuesit gjer më tani janë shumë të matur dhe skeptik ndaj një votimi blanco.

Në pyetjen direkte të kongresistit : pse këtë gjë e lejojnë përfaqësuesit shqiptarë në koalicion qeveritar? Kadriu i tha,se përfaqësuesit shqiptarë të DUI-t janë të korruptuar dhe të kriminalizuar që nga koha e Grujevskit i cili morri azil në Hungari.

Prandaj prej tyre nuk pritet të avancojnë çështjen shqiptare.

Në, shqiptarët në Ballkan, në Evropë dhe në Amerikë, jemi për NATO dhe BE , por vetëm si shqiprarë, jo si maqedonë.

Shtetet në Ballkan janë krijuar nga grupet etnike, prandaj kjo kategori llogaritet e shenjtë dhe në në këtë nuk e japim.

Në diskutim morrën pjesë përfaqësues të shumtë nga trojet shqiptare dhe gati të gjithë ishin të pajtimit që MP, kështu si është të mos votohet nga përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë.

Pra pas një debati dy orësh lidhur me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Zt. Gjonaj dhe Zt. Engel bashkë me të pranishmit e shumtë shqiptarë në Amerikë dërguan një mesazh të qartë në drejtim të Shkupit : pa inkorporimin e amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare: preambulla, gjuha shqipe zyrtare dhe përfshirja e shqiptarëve në diasporën e shtetit të Maqedonisë: JO VOTIMIT TË NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE.

Dhe, këtë e votuan të gjithë të pranishmit, pa asnjë kundër. 

Më këtë u bë e qartë, se diaspora është në përkrahje të plotë të deputetëve shqiptarë të cilët kërkojnë inkorporimin e amendamenteve kushtetuese lidhur me çështjen shqiptare në Maqedoni.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Engel, në fund të sesionit të parë të mbledhjes u zotua se do të bisedojë me ambasadorin Baily në Shkup dhe me përfaqësuesit relevantë për të gjetur mundësisht ndo një zgjidhje , gjithmonë duke theksuar se jemi vonë dhe se kjo punë me angazhimin dhe bashkëpunimin tonë, në t' ardhmen mund të zgjidhet me sukses.

Pasi që përfaqësuesit nga Chicago dihej të fluturonin, u përshëndetën vllezërisht, kurse mbledhja vazhdoi sesionin e dytë lidhur me shqiptarët në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat