Trafikimi i qënieve njerëzore përbën shqetësim të madh për shoqërinë!

Amerika

Trafikimi i qënieve njerëzore përbën shqetësim të madh për shoqërinë!

Nga: Moza Boletini Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:17
Moza Boletini

Janari është shpallur - Muaji Internacional Kundër Trafikimit Njerëzor. Kudo në SHBA, e botën mbarë zhvillohen tema, takime, simposiume rreth mënyrës së parandalimit të këtij fenomeni të rëndë që po trondit jetën në tokë. Me trafikimin njerëzor fillimisht jemi njohur nëpërmjet medias, intervistave si dhe informacioneve që shpërndan policia dhe gjykatat. Kudo OJQ e ndryshme kanë marë pjesë aktive në përpilimin e mekanizmave ligjorë për parandalimin e trafikimit njerëzor, pasi trafikimi është shkelje e dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, ku mund të veçojmë trafikimin dhe prostitucionin ndaj femrave. Por trafikim njerëzor kemi edhe tek fëmijët. 

Arsyet pse ndodhin të paktën në Shqipëri janë varfëria, paqëndrushmëria politike e shtetit, papunësia, martesat e rreme, divorcet, dhuna në familje, niveli i ulët arsimor, lidhjet e politikës me grupet kriminale, korrupsioni i lartë brenda sistemit të drejtësisë, mungesa humanitetit dhe dëshira për një jetë më të mirë në vendet perëndimore. Çdo kush mund të bëhet viktimë trafikimi, gra, burra dhe fëmijë të të gjitha moshave dhe statuseve sociale. Në Shqipëri trafikimi i qënieve njerëzore është një problem akoma i pazgjidhur.

Kryhet me qëllim prostitucioni dhe përpjekjet për të luftuar këtë lloj kriminaliteti të dëmshëm për shoqërinë duhet të jenë pjesë dinamike e zhvillimit të paqes e demokracisë së një vendi.Organizata e Gruas "Hope & Peace" që meret me të drejtat e gruas dhe fëmijëve është e hapur për të bashkëpunuar me çdo individ apo grupe njerëzish, për ti mbështetur kundër trafikimit njerëzor e dhunës në familje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat