Përgëzime në Toronto

Amerika

Përgëzime në Toronto

Nga: Qamil S. Dardhankodra Më: 18 janar 2019 Në ora: 06:13
Përgëzime në Toronto

Në vazhdën e veprimtarive të shumëta të shqiptarëve të Torontos (Kanadë) qe edhe mbramja muzikore e artistike që u mbajt në këtë qytet për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2019. Mbramja u mbajt të dielën me 24 dhjetor 2018 në nji ambient të mrekullueshëm të mbushun plot a për plot me mysafirë dhe të ftuem. Ndër të ftuemit qenë Toni Kastrati kryetar i Vatrës së këtueshme, Naser Berisha kryetar i grupit të biznisit shqiptar në Kanadë, etj. At Ambroz Demaj qe ai që e hapi mbledhimin e kësaj nate, me ç’rast i përshëndeti, i përgëzoi dhe i bekoi të pranishmit tue ua urue Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Pa dyshim se pika ma tërheqëse qe paraqitja në skenë e grupit të femijëve dhe të rijve të udhëhequn nga koreografja Denajta Dhrimaj.

Ata luajtën dhe interpretuen lojna dhe melodi atdhetare, të cilat u përcollën me kërshëri të madhe nga të pranishmit. Ma vonë vazhdoi mbramja me kangë e muzikë nga Nikollë Nikprelaj i cili i argëtoi mysafirët vetëm me kangë e melodi lokale, të vendlindjes së tij. Munguen plotësisht
meloset nga rajonet e tjera shqiptare. Mendoj se i zoti i mbramjes duhet ta falenderonte ngrohtësisht koreografen e re dhe të zellshme të ërmendun ma nalt si dhe veprimtarin e palodhshëm z. Vilson Prekajn si dhe ndonji tjetër të shquem në veprimtari të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat