Tenori Ramë Lahaj: Tony Blair - Faleminderit nga zemra për gjithçka që keni bërë për çlirimin e Kosovës

Amerika

Tenori Ramë Lahaj: Tony Blair - Faleminderit nga zemra për gjithçka që keni bërë për çlirimin e Kosovës

Më: 24 janar 2019 Në ora: 17:24
Rame Lahaj dhe Tony Blair

NEW YORK : Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, vazhdon të jetë një emër i suksesshëm në fushën e operës. Ai është cilësuar madje edhe si ylli i ri i Operas nga Placido Domingo. Së fundmi, bëhet fjalë për koncertin e tij vitin e klauar në tetor në operan e Londrës, ku tenori nga Istogu ka mbajtur një nga koncertet më të veçanta të karrierës së tij, duke pasur rastin të performojë para shumë personaliteteve botërore, përfshirë dhe ish Kryeministrin e Britanisë se Madhe Toni Blair, të cilin ai e ka faleminderuar publikisht për gjithçka që ai ka bërë për çlirimin e Kosovës.

Ai madje po në atë koncert është takuar dhe fotografuar me ish kryeministrin e njohur anglez, Tony Blair, i cili ka kontribuuar shumë për Pavarësinë e Kosovës, tregon Lahaj ne statusin e tij ne Facebook duke shkruar :

“Por magjia e natës ishte prania e politikanit të shquar anglez dhe heroit të vendit tim, Tony Blair. I dashur Tony Blair në emrin tim dhe të gjithë kosovarëve të faleminderit nga zemra për gjithçka që keni bërë për çlirimin e Kosovës”, ka përfunduar ai

“Ndërsa, jemi duke folur për “10 Year Challenge- 10 Vjet Ndryshim” më lejoni të rikujtojë edhe One 20 Years - Një 20 Vjetor . Ishte në '99 Kosova ajo që po luftonte për mbijetesë. Aty ishte dhe Ramë Lahaj. Sot, Lahaj është një nga tenorët më të mirë në botë. Ju mund ta shihni atë duke luajtur nga skenat e famshme të qytetit të Nju Jorkut, apo edhe në Londër, Barcelonë, Moskë dhe kudo në mesin tonë”, shkruan në statusin e saj sot Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Citaku.

I lindur në Istog - Kosovë

Në vitin 2016, Ramë Lahaj ishte një fitues në konkursin e Operali të Placido Domingo. Ai konsiderohet të jetë një nga tenorët më të shquar në brezin e tij.

Angazhimet më të rëndësishme në vitin 2017/18 përfshijnë Alfredo / La Traviata me Placido Domingo në Operën Kombëtare të Parisit dhe në Bolshoi në Moskë me Sokhievin, ku gjithashtu do të interpretote Rodolfo / La boheme, Duca / Rigoletto në Operën Kombëtare Finlandeze në Helsinki dhe me Kasper Holten në Malmoe. Për më tepër përpara tij vitin e kaluar ishte një koncert i natës Opera Verdi në Arena di Verona, si dhe turne koncertesh ndërkombëtare, ndër të tjera me Angela Gheorghiu në Korenë e Jugut dhe në Meksikë me Orkestra Filarmonica de Jalisco.

Projektet e ardhshme të tenorit te famshem shqiptar nga Kosova, Rame Lahja, përfshijnë gjithashtu Duca / Rigoletto në Opera Kombëtare Hungareze të Budapestit, debutimet në rolin e Perkerton / Madama Butterfly në Gran Teatre de Liceu de Barcelona, Nemorino / L'elisir d'Amore në Teatro Real de Madrid dhe Alfredo / La Traviata në Los Angeles Opera me dirigjentin James Conlon dhe në Royal Opera House Covent Garden. Ai interpretojë po ashtu Alfredo / La Traviata edhe në Staatsoper unter den Linden Berlin, Opera Sydney - Australia dhe në Deutsche Oper am Rhein. Ramë Lahaj performojë gjithashtu në filmin Borusan të Stambollit për Bruckner: Te Deum në C major (25 '), si dhe disa koncerte Galà dhe festimin e 100 vjetorit të Operës.

Sezoni i 2016/17-të shënoi ndoshta vitin më të sukseshëm shkruajn mediat e ndryshme europiane duke bërë fjalë për interpretimet në Edgardo Lucia di Lammermoor në Operën Kombëtare të Parisit, rolin kryesor të Faust në Tel Aviv, Duca / Rigoletto me McVickar në Festivalin e Operës Savonlinna, si dhe koncerte në Londër dhe Meksikë pranë Placido Domingo.

Në vitet 2014/15 dhe 2015/16, ai luajti rolin e Duca di Mantova në Haus für Mozart në Salzburg, Duca di Mantova / Rigoletto dhe Alfredo / La Traviata në Operën Kombëtare Polake në Varshavë, Alfredo / La Traviata në Opera Australia në Sidënej, Rodolfo / La Bohème në Teatro Verdi në Trieste, Pinkerton / Madama Butterfly në Puccini Festivalin e Torre del Lago dhe në Opera Las Palmas. Ai gjithashtu përuroi sallën e re të koncerteve 'Amber' në Letoni së bashku. soprano Marina Rebeka.

Në vitin 2014 ai bëri debutimin e tij si Duca di Mantova / Rigoletto në La Monnaie de Bruxelles, si Alfredo / La Traviata në Operën Shtetërore të Hamburgut dhe si Duca di Mantova / Rigoletto në Deutsche Oper Berlin.

Në seonin 2013/2014 Lahaj ishte gjithashtu në Semperoper Dresden si Duca di Mantova / Rigoletto, Alfredo / La Traviata dhe Rodolfo / La Bohème. Për më tepër, ai bëri Rodolfo / La Boheme në Royal Albert Hall në Londër.

Në vitin 2012 ai realizoi Rodolfo / La Bohème në Francë në National Opéra de Montpellier. Debutimi i tij italian doli të jetë një sukses i madh me performancën e Rigoletto në rolin e Duca di Mantova në Teatro Massimo di Palermo.

Një sukses i madh i parë ishte dhe debutimi i tij në Operën e Shtetit hungarez në Budapest në vitin 2011 me rolin e Macduff / Macbeth.

Portali nga Tirana - NOA shkruajti këto ditë një portretizmim të vecantë për Tenorin e suksesshëm nga Kosova që po bën bujë të madhe me interpretimet e tij:

Nga ushtar i UÇK-së, në tenor me famë botërore

Ai është 35 vjeç por i ka provuar të gjitha, pothuajse në jetë. Sot është një tenor me famë botërore por vjen nga një e kaluar e trishtë. Bëhet fjalë për tenorin Ramë Lahaj.

Tenori shqiptar me famë botërore, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave që asnjëherë të mos i braktisin ëndrrat.

Duke u nisur nga shembulli i tij ku para 20 vitesh ishte ushtar i UÇK-së dhe sot tenor i famshëm, Lahaj kërkon që të gjithë të bëhen luftëtarë të fuqishëm për të fituar betejat.

20 vjet ndryshim. Ushtar në luftë, ushtar në paqe.

Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande.

Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue.

Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.

Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat