Marrëveshja e Prespës nuk e meriton çmimin Nobel!

Amerika

Marrëveshja e Prespës nuk e meriton çmimin Nobel!

Nga: Skënder Karaçica Më: 26 janar 2019 Në ora: 21:51
Skënder Karaçica

Për 27 vjet Greqia dhe Maqedonia u përplasën për emrin Maqedonia(!). Përkitazi me historinë e tokës etnike shqiptare (Dardania e lashtë) mbeti në margjinat dhe peng i politikës ,që boshti pansllavsitë nën dirigjimin e Moskës, Beogradit dhe Athinës e kurdisin orën politike kundër popullit shqiptar në Ballkan.

Marrëveshja e Prespës e mbylli kutinë e pandorës, ndonëse çështja shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni (nuk) është zgjidhur në frymën e konventave të BE-së dhe projektit për rajonin i hartuar ndër vite nga SHBA.

Çështja shqiptare në këto hapësira (etnike) mbeti në margjinat e Kushtetutës vetëm si pakicë kombëtare dhe jo (shtetfomues)
me gjuhën shqipe ,,zyrtare,, me peshojën politike me 20% (!).

Marëveshja e Prespës nuk është historike, por një sknear i kurdisur ndër vite,që kur e kur të arrihet kjo marrëveshje në mes Greqisë dhe Maqedonisë,atëherë rajoni i Ballkanit do të nisë një jetë më të mirë dhe për brezat...!

Por çfarë do të ndodhë ne shqiptarët në Maqedoni?

Në dritën e kësaj ngjarjeje kujtoj se as liderët politikë shqiptarë në Maqedoni nuk e dinë për të ardhmen popullit shqiptar,
ngaqë nuk kanë platformë të qartë,janë të përqarë, pa unitet, me shumë parti si këpurtdhat,,pozitë-opozitë,, (sic!)me votën e sovranit të humbur gjatë rrugës së zgjedhjeve parlamentare dhe ato për pushtetin lokal.

Në këto shpalime politike,sot kemi dëgjuar lajmin se kryeministri grek Aleksis Tsiparas dhe Zoran Zaev janë ,,propozuar,, për Çmimin Nobel për tërë rrjedhën e marrëveshjes së Prespës që, si thonë në qarqet poltike, ata krijuan (paqe) në këtë pjesë të Ballkanit me çështjen e (pa) zgjidhur shqiptare në Maqedoni(!).

Jo çmimi Nobel për Tsiparas dhe Zaev!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat