Papa Françesku në Panama: Të rinjtë nga Shqipëtar në Panama, për të përjetuar “Ditën Botërore të Rinisë”, në shtegtim me Papën

Amerika

Papa Françesku në Panama: Të rinjtë nga Shqipëtar në Panama, për të përjetuar “Ditën Botërore të Rinisë”, në shtegtim me Papën

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 29 janar 2019 Në ora: 17:30
Papa Françesku në Panama

Në pjesën e fundit të fjalimit të tij në ceremoninë e pritjes dhe të përurimit të Ditës Botërore të Rinisë, në Campo Santa Maria Antigua të Cinta Costerës, Papa Françesku i siguroi të rinjtë se "ky takim transmeton shpresë në sajë të fytyrave tuaja dhe të lutjes" 

PANAMA CITY : Shtegtimi i Papa Françeskut në Panama, kete fund muaji për kremtuar “Ditën Botërore të Rinisë”, ka qenë shumë i pasur, me takime, meshë, vizita e tjer, njoftojë axhensia e lajmeve Vatican News nga Panama City.

Me të mbritur në Panama më , 24 janar, Françesku është takuar me presidentin e Republikës, Juan Carlos Varela, ku drejtojë fjalimin e tij të parë autoriteteve dhe Trupit diplomatik e, menjëherë pas, saj ai është takuar, në kishën e Shën Françeskut të Asizit, me ipeshkvijtë qendroamerikanë (Panama, Costa Rica, El Salvador, Guatemala, Honduras, Nicaragua). Buzë mbrëmjeje do të shkojë në Campo Santa Maria La Antigua, zonë panoramike mbi Kanalin e Panamasë, për të kryesuar hapjen e DBR-së, njoftojë Vatican News.

Ndërkohë që të premten, 25 janar, pas vizitës në burgun për të mitur, Papa  kryesojë, në mbrëmje, Udhën e Kryqit me të rinjtë, në  Campo Santa Maria la Antigua .

Të shtunën, 26 janar, u mbajt Mesha, me kushtimin e altarit të katedrales- bazilikë të Santa Maria la Antigua, me priftërinjtë, rregulltarët dhe lëvizjet shekullare e më pas,  dreka me një grup të rinjsh.

Në mbrëmje (pas mesnate), Francesku kishte pritje mbrëmësore me të rinjtë, në Campo San Juan Pablo II - Metro Park.

Ndërkohë, që të dielën, 27 janar, së fundi, u mbajt Mesha përfundimtare e DBR-së, e kremtuar në orën 8 të mëngjesit, për të shmangur vapën e madhe të Amerikës qëndrore, ku, kardinali Kevin Farrell shpalli qytetin e DBR-së së ardhshme, Lisabon 2022 - Portugal, para se Papa Francesku, të merrte përsëri udhën e kthimit, duke vizituar Shtëpinë kushtuar Samaritanit të mirë, duke u takuar me vullnetarët e DBR-së.

Ndërmjet temave, që u preken më shumë gjatë kësaj kremte rinore, besohet se  ishte ajo mariane, e, jo më pak, tema ekologjike (e lidhur posaçërisht me Sinodin kushtuar Amazonës, tetorin e ardhshëm) njofton Radio Vatikani, duke shtuar se : “ DBR, synon të japë një sinjal të fortë për paqen  e pajtimin, në një zonë si Qendra e Amerikës, ku ka shumë vuajtje. Programi nuk parashikion ndonjë takim me viktimat e shpërdorimeve”.

Në këtë shtegtim apostolik të Papa Franceskut, ishin më shumë se 150 mijë të rinj të regjistruar ku në mesin e tyre ishin edhe 30 të rinjë shqiptarë, dhe 5 të rinë shqiptarë përfaqësues të rinisë katolike shqiptare së Argjipeshkvisë se Tivarit.

Por, simbas shtypit në parkun e Meshës përfundimtare mund të kenë hyrë në park deri më 700 mijë vetë.

Në grupin, që shoqërojë të rinjët katolik shqiptar nga Mali i Zi,  rinisë se Argjipeshkvisë se Tivarit, në vizitën e Papa Franceskut në Panama, si zakonisht, do të thoja nga që ai nuk mungon asnjëher, dhe nuk ben perjashtim këto vitet e fundit, ishte dhe Meshtari i Braticës Don Gabriel Grabanica – Markmihill, me që kete shtegtimi ia kushtojë DBR-së.

Duke biseduar virtualisht në rrjetin social Facebook, ndërsa  Don Gabriel Grabanica - Markhmihilli, ndodhej në Panama City, ai tha si ky udhëtim  është vazhdimsi e aktiviteteve  Argjipeshkvisë se Tivarit, sepse, eshte hera e tretë që marrim pjesë në takimet boterore te rinisë katolike. 

Pjesmarrja e rinisë se Argjipeshkvisë se Tivarit , tha Meshtari i Braticës, ishte e organizuar, dhe për këtë udhëtim ishin bërë parapërgaditjet për këtë shtegtim qe muaj më parë. 

 Don Gabriel Grabanica, u shpreh se ky ishte një promovim i mirë i shteteve ku jetojnë shqiptarët, sepse, eksprienca, tregonte këto ditë se ka shumë popuj e shtete të botës, që nuk e dinë dhe nuk e njohin Shqipërin, Kosovën apo Malin e Zi, për cka ne 30 shqiptarët e rinjë nga Shqipëria dhe ne 5 nga Mali i Zi , kemi shfrytëzuar maksimalisht këtë mundësi që të promovojmë edhe shqiptarët kudo janë.

.“Na kanë munguar rinia nga Kosova, për neglizhencë të tyre, ndërsa ne nga Mali i Zi u bashkuam me Shqiperinë. 5 shtegtar ne, pra dhe  33 nga Shqipëria duke bërë një përfaqsim dinjitoz i Kishës tonë. 

Ne, mendojë se kemi krijua lidhje te reja me shumë rini të botës. Po ashtu nga fjalimet e Papës kemi marr guxim që të përballemi me sfidat e kohës, që strukturat mekatare e mafioze mos të na e vjedhin rininë tonë. Misioni i rinisë fillon at ditë kur kthehemi në vendin tonë” i tha gazetës sonë nga Panama City ku mori pjesë në Shtegtimine Papa Françeskut në Panama, për Ditën Botërore të Rinisë - Meshtari i Braticës Don Gabriel Grabanica – Markmihill.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat