Shoqata, Ana e Malit nga New Yorku lidere e emancipimit dhe integrimit të gruas shqiptare në SHBA

Amerika

Shoqata, Ana e Malit nga New Yorku lidere e emancipimit dhe integrimit të gruas shqiptare në SHBA

Nga: Haxhi Zeneli Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:44

Po të kthehemi prapa 2-3 dekadave dhe analizojmë,se ku qëndronte femra shqiptare në Amerikë?,nuk kemi shumë për të folur,përveç se mund të themi,se ajo ishte një puntore mjaftë solide e punëve të rëndomta të shtëpis,por që shumica e tyre punonin edhe në turnin e natës për të mbajtur dhe shkolluar fëmit e tyre.Këto gra/nëna luanin një rol të rëndësishëm në familje,dhe nuk thuhet më kotë se ishin shtylla e familjes.Ata ishin të guximshme,këmbëngulëse, për ti shkolluar fëmit e tyre.Andaj kurë sot jemi të tubuar këtu në mbledhëjen e Shoqatës së Anas Malit të ftuar nga kryetarëja Emmi Salaj,na e përforcon atë që themi ne në këtë shkrim,sepse këto vajza dhe djem të rinj që shofim këtu janë produkti i së kaluarës të prindërve emigrant që punuan shumë për ti sjellur këto gjenerata këtu ku janë sot.Ata tani janë bërë konkurent në shumë kompani të njohura të bisnisit,ku sot lirisht mund të themi se kemi profile femrash që manexhojn me sukses ndërmarrje të fushave të ndryshme këtu në Sh.B.A.

Nuk mundemi të mos i përmendim këto femrat anamalëse të suksesëshme,ku megjithëse kanë orarin e ngjeshur në ndërmarrëjet ku ata menaxhojn,ata kanë gjetur kohën që të shërbejn edhe komunitetin tonë anamalas këtu në New York,pikrisht pra në Shoqatën Ana Malit.Një ndër këta është kryetarëja e shoqatës Emmie Salaj,që i takon rangut të grave të sukseshme me pozitë të lartë në lëmin e farmakologjis të një kompanije të njohur në botën e kozmetikës e ashtuquajtur "Shiseido".

Pra siç cekëm më parë,Emmie ka gjetur kohë edhe pse me një orar shumë të ngjeshur nga jeta e sajë,që të përgjigjët shoqatës Ana Malit për të dhënë kontributin e sajë si vullnetare,e cila tash tre vite është kryetare e kësajë shoqate,e cila shprehet me këto fjalë:"Unë erdha në shoqat për të dhënë kontributin tim,dhe për të rrespektuar prindërit e mi që ata bënë çdo gjë për të na edukuar neve,dhe tashti është rradha ime,për të ndihmuar të tjerët për ato që unë di dhe mund të kontribojë",por edhe për tu bër shembull dhe një model për fëmit e mi dhe gjeneratat e ardhëshme që do të rritën këtu,e në veçanti dua që fëmit e mi të mburren me nënën e tyre,sepse kjo është jeta,që ne të trashigojmë vyrtytet më të mira nga vetja tek brezat e ardhëshëm.

Pra nuk thuhët më kotë:që gratë për tu frymzuar,për të qenë të pavarura dhe të suksesëshme,ata kërkojnë modele.

 Një femer tjetër që i rrin krahas Emmit,është edhe Melinda Gjeloshi,e cila është poashtu i takon rangut të femrave të sukseshme,por që nuk heziton të japi kontributin e sajë,edhe pse jeta e tyre është mjaft e zënë me shumë punë.Këto femra nuk janë të vetme,ata kanë tërhjekur edhe të tjera femra të reja që ndihmojn shoqatën,siç janë:Mina,Suada,Tana,Dritana,Antigona,Bajamja,Nailja etj.

Me angazhimin e këtyre femrave, pikrisht me angazhimin e kryetarës Emmie, kanë ngjallë një shpresë të jashtëzakonshme tek disa të rinjë që kanë lindë dhe po rritën jasht trojeve të baballarëve të tyre.Ata me një edukim amerikan,kanë kuptuar mirë se sa rëndësi ka ruejtja e traditave kombëtare,për ti përcjellur tek fëmijët e tyre.Kurë jemi tek ruajtja e traditave kombëtare në një vend kaq të largët dhe multikulturor siç është Amerika,këto nëna shqiptaro/amerikano,kanë marr seriozisht rolin e tyre në ruajtjen e traditave folklorike kombëtare shqiptare,që ta përcjellin tek brezat e ardhshëm.

Ata në kuader të shoqatës"Anan Malit" formuan grupin e valltarëve nga të rinjët dhe të rejat e bashkvendasëve,nën udhëheqëjen e koreografes Angjelina Nikës,që për disa herë shëndritën me vallet e tyre në disa shfaqe dhe festivale shqiptare të mbajtur këtu në Nju Jork.Andaj mund të mburremi,sepse ishte diçka që i mungonte kësajë shoqate vite më parë,dhe jemi mirënjohës Emmit,Majlindës dhe kontribuesëve të tjerë,për këtë arritje.Pra ishin këto femra/nëna që kuptuan mjaft mirë dhe drejtë fuqin e artit popullor,se kjo është mënyra më e fuqishme që të ruhen traditat e artit popullor të paraardhësve të tyre,edhe pse jetojmë larg vendlindjes.

Shkurt/2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat