Kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo, vizitoi Kishën “Zonja e Shkodrës” Nju Jork, dhe mban meshën në gjuhën shqipe

Amerika

Kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo, vizitoi Kishën “Zonja e Shkodrës” Nju Jork, dhe mban meshën në gjuhën shqipe

Nga: Beqir SINA - New York Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:44
Kremta në Kishën Katolike "Zoja e Shkodrës"

HARSTDALE NYC: Keto dite i ndodhur në një vizitë private në Nju Jork, SHBA, kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo, Arqipeshkev Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, vizitoi Kishën Katolike “Zonja e Shkodrës”, në Nju Jork, dhe mbajti nji meshë në gjuhën shqipe.

Dom Pjetër Popaj, meshtari i Kishës Katolike Shqiptare në Hartsdale- Nju Juork, me një duartrokitije dhe një bekim, ka njoftuar besimtarët se në mesin e tyre, ndodhej në këtë meshë të shenjët,j Imzot George Frendo, Arqipeshkev Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

“Vllazën e motra, kemi nderin dhe kënaqësin tonë, që kemi në mesin tonë Shkelqësin e Tij Imzot George Frendo, Arqipeshkev Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. I cili, do të celebrojë edhe këtë meshë të shenjtë”, tha Dom Pjetër Popaj, duke i dhenë një mirënjohje me këtë rast edhe të gjithë besimtarve të cilët ai i quajti si besimtar të përkushtuar dhe të shkëlqyer .

Kurse, Imzot George Frendo, ndërsa ka shprehur kënaqësin e tij që iu dha mundësia për të mbajtur këtë meshë, dhe faleminderuar për këtë meshatrin Dom Pjetër Popaj, theksojë se si gjithmon kur takohet në mesin e besimtarve shqiptar nga diaspora, ka një kënaqësi të vecantë. Ai më pas shfaqi “habinë” e pjesmarrjes në këtë meshë të qindra besimtarve në një kishë të përmbushur me besimtar të devotëshëm, duke nisur celebremin e meshës me një faleminderim dhe një lutje të përbashkët për të gjithë këta besimtar shqiptar.

Ai tha “ Shumë të faleminderit!, Gëzohem që jam mes jush! - Vërtet habitem duke vizituar këtë kishë, mbushur plot me besimtar të devotshëm, dhe shpreh një kënaqësi të madhe sidomos kur takohem me shqiptarët jashtë vendit, që janë tash emigrant të emigruar në vendi të ndryshme të botës. Mesha sot tha ai po clebrohet për shpirtin e Alexsandër Deliq, i cili ka humb jetën aksidentalisht para një viti”.

Drejtori i revistës katolike të kësaj kishe “Jeta Katolike” Mark Shkreli, i cili mori pjesë në Meshën e së dielës, shkruajti në llogarinë e tij rrjetin social në Facebook, për këtë pjesmarre dhe meshë duke vlerësuar Shkëlqësin e Tij Imzot George Frendo, Arqipeshkev Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, për celebrimin e kësaj meshe, edhe në gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqip, megjithse ai është nga Malta.

Image
Image
Image

“Sot, kremtuam Meshën në Kishën Katolike "Zoja e Shkodrës" në New York me Shkëlqësin e Tij Imzot George Frendo, Arqipeshkev Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, edhe pse me prejardhje nga Malta, ai e kremtoi Meshën dhe mbajti predikimin në gjuhën shqipe, mjaft rrjedhshëm.Le të shpresojm që edhe z. Janullatos të fillojë të flasë dhe të predikojë Shqip. “ shkruan Mark Shkreli ne llogarine e tij ne rrjetin social FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat