Presidenti Thaçi takim me Kongresistin Engel në Uashington - Bota Sot
Presidenti Thaçi takim me Kongresistin Engel në Uashington

Amerika

Presidenti Thaçi takim me Kongresistin Engel në Uashington

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 20:11
Presidenti Thaçi takim me Kongresistin Engel ne Uashington

UASHINGTON, ( Bota sot 7 Shkurt 2019)-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bën të ditur sot se në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Kongresistin Eliot Engel.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi”, shprehet Presidenti kosovar.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me liderë të shumtë botërorë, mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit dhe zhvilloje takime te rendesishme me autoritetet e larta amerikane , senator, kogresmen, dhe Shtepine e Bardhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...