Çitaku tregon pse e vë në siklet ish-pjesëtarin e Batalionit Atlantiku: Historia e tij e rrallë...

Amerika

Çitaku tregon pse e vë në siklet ish-pjesëtarin e Batalionit Atlantiku: Historia e tij e rrallë...

Nga: A.ZH Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 21:18
Vlora Çitaku, ia ka uruar përvjetorin e pavarësisë komandantit Gani Shehu

Ambasadorja e Republikës së Kosovës Vlora Çitaku, ia ka uruar përvjetorin e pavarësisë komandantit Gani Shehu, që ishte pjesë e Batalionit të Atlantikut.

Çitaku në një postim në Facebook, ka thënë se Shehu ishte në gjendje të jepte të gjitha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Ajo ka treguar se si pas shërimit në Amerikë nga plagosja në luftë, komandanti ishte kthyer sërish në Kosovë, teksa historinë e tij e ka quajtur të rrallë.

“Ganiu nuk flet e nuk krekoset kurrë. Kur na dëgjon neve tjerëve teksa e lavdërojmë, i vije siklet “ jo bre Ambasadore, unë borxh e kam pasë me luftu për vendim tim””, ka shkruar ambasadorja e Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Secili prej nesh ka dhënë diçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Po Ganiu ka qenë në gjendje t’i japë të gjitha. 

Pasi që u plagos në luftë, u soll për shërim në Amerikë. Menjehere, posa u këndellë u kthye sërish në luftë në Kosovë. Por kësaj rradhe me vete kishte plotë vajza e djem nga SHBA-të. 
Batalioni Atlantiku është një prej pjesëve më të ndritura të historisë sonë. 

E trimat si Ganiu janë të rrallë. Ganiu nuk flet e nuk krekoset kurrë. Kur na dëgjon neve tjerëve teksa e lavdërojmë, i vije siklet “ jo bre Ambasadore, unë borxh e kam pasë me luftu për vendim tim “ 

Urime pavarësia Komandant Gani Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat