Serbët djegin flamurin e Kosovës në New York, përleshje me shqiptarin nga Kosova - Bota Sot
Serbët djegin flamurin e Kosovës në New York, përleshje me shqiptarin nga Kosova

Amerika

Serbët djegin flamurin e Kosovës në New York, përleshje me shqiptarin nga Kosova

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 07:44
Serbët djegin flamurin e Kosovës në New York

Anton Pergjokaj kishte ndërhyrë duke iu kapur flamurin nga dora, ku edhe kishte nisur perleshja.

Disa të rinj serbë dhe një shqiptar nga Kosova janë përfshirë te dielen mbrëma në përleshje fizike në një lagje në Astoria të New York-ut, duke bërë që të ndërhyjë policia.

Serbët kishin provokuar, duke djegur flamurin e Kosovës e duke brohoritur “Kosova është Serbi”. Shqiptari nga Kosova, Anton Pergjokaj kishte ndërhyrë duke iu kapur flamurin nga dora, ku edhe kishte nisur perleshja.

Lajmi ka siguruar fotografinë dhe deklaraten e shqiptarit nga Klina i cili tash 20 vjet jeton në New York. “Une isha ne makine kur pash një grup njerëz me flamurin e Kosovës në dorë, në fillim mendova se ishin shqiptarë duke festuar, kur u afrova degjova duke brohoritur, ‘Kosova është Serbi’,”, tregon Pergjokaj.

Image

“Ndërkohë që njëri nga ata mbante flamurin dhe kur tjetri filloi ta djeg me shkrepse, kur pash flakën nuk durova, kam dal shpejtë nga vetura dhe u kam kapur flamurin nga dora ”, tregon Pergjokaj. “Dy nga serbet mu versulen, aty nisem te perleshemi fizikisht, derisa ndërhyri policia”.

“Ishte provokim i rëndë, nuk mund të kaloja atypari sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edhe ne polici e thash në deklaratën time, që nuk do të qëndroj asnjëherë indiferent kur me fyhet flamuri ose simbolet e shtetit tim”, përfundon Pergjokaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...