11 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës : Shoqata Atdhetare Dibra e shënon me një turne Shahu

Amerika

11 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës : Shoqata Atdhetare Dibra e shënon me një turne Shahu

Nga: Beqir Sina Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 06:31
Foto nga turneu

STATEN ISLAD NY - Shoqata Atdhetare Dibra edhe këtë vit për herë të dytë me sukses realizoi "Turneun në SHAH" - 2019 - Gjithashtu pritshmëria ishte ne nivel , me një interesim të madh nga pjesëmarësit e turnehut dhe shikuesit .

Kënaqësi e madhe të shikosh bashkëqytetarët tanë të cilët treguan vlera të mëdha për këtë sport shume interesnat I cili daton që në shekullin e VI.

Gara u zhvillua simbas sistemit zvicërian (simbas rënditjes tabelare me 5 runde), fitues të këtij turneu u zgjodhën : Gazmend Bllata edhe Fatmir Trepca pasi që të dy mbaruan me pikë të barabarta dhe në lojën finale për vendin e parë dolën remi (baraz), dhe u vendos që të dy të ndajnë vendin e parë.

Dhe vendi i tretë në turne kaloi për : Atli Bllata dhe Gëzim Celebia pasi edhe këta të dy përfunduan me pikë të barabarta dhe në lojën finale per vendin e tretë dolën remi (baraz).

Në këtë turne morrën pjesë 17 shahistë nga të gjitha trevat Shqiptare.

Image

Si në c'do organizim që realizon SHAD-i, edhe për këtë organizim u formua një grup pune me persona adekuat për turneun në fjalë, falemnderojmë për ndihmën dhe punën vullnetare të tyre:

- Fatmir Trepça

- Destan Koleci

- Gazmend Bllata

- Arber Kuka

Gjithashtu te pranishur për të ndihmuar ishin edhe anëtarët e bordit drejtues të SHAD.

- Në emrin e SHAD një falenderim të veçantë për Destan Koleci që ishte spozor i këtij aktiviteti .

SHAD - i do vazhdojë që të organizojë aktivitete nga më të ndryshme për komunitetin tonë edhe në të ardhmen, sepse pas ç'do aktiviteti që bëjmë, fitojmë më shumë vullnet dhe energji për të vazhduar me punën tonë të palodhshme . Prandaj vazhdojmë të kerkojmë përkrahjen e të gjithëve për të arritur qëllimin e përbashkët.( Korespondenti i Shoqates Atdhetare Dibra )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat