Shqiptari në Brazil humbet jetën gjatë grabitjes (Emri) - Bota Sot
Shqiptari në Brazil humbet jetën gjatë grabitjes (Emri)

Amerika

Shqiptari në Brazil humbet jetën gjatë grabitjes (Emri)

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 09:24
Alban Gropcaj

Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një grabitje të armatosur në Brazil. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në qytetin brazilian të Fortaleza. Viktima është Alban Gropcaj 28 vjeç, i cili ishte së bashku me një shtetas italian, Guido Bertola, kur ranë pre e grabitjes, raporton “La Stampa”.

Në momentin që ata kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë, u sulmuan nga disa persona me dy motorçikleta. Autorët, nën kërcënimin e armës, u kërkuan atyre paratë. Shqiptari ishte i pari që reagoi dhe refuzoi t’u jepte paratë.

Por njëri prej autorëve nuk hezitoi të përdorte armën dhe e qëlloi duke i marrë jetën.

Kurse, italiani Guido Bertola pësoi lëndime të vogla dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit është pronar i një zdrukthtarie dhe së bashku me punëtorin shqiptar besohet se kishin shkuar në Brazil për një udhëtim pune.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...